𝐌𝐞𝐬𝐡𝐚𝐧 đ‚Ì§đąđ§đąđź – Lindur nĂ« DelvinĂ« 1925. Gjimnaziste. Arrestohet nĂ« vitin 1952 dhe dĂ«nohet 20 vjet burg pĂ«r tentativĂ« arratisjeje

Lindi më 15 korrik të vitit 1928, në Delvinë. Kur u arrestua më 1952, ishte ende gjimnaziste. I kishin arrestuar më parë të fejuarin, Selman Ndreu, i biri i Cen Elezit, me të cilin Meshani nuk u nda.

Më 30 mars 1953, Gjykata Ushtarake e Durrësit e deklaroi fajtore për «krimet: tradhëti ndaj atdheut; agjitacion e propagandë dhe moskallëzim të krimit të tradhëtisë» dhe e dënoi me 20 vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë, si dhe humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet kohë. Më 3 shtator 1962 iu falën 2 vjet nga dënimi.

Në vitin 1991, u largua për në Greqi dhe pas 2 vitesh shkoi në Kanada, ku ndërroi jetë më 20 janar 2017, në moshën 88-vjeçare./Kujto.al/

Avatar

Na Ishte Dikur

Top Img back to top