11 vjet në krevat! Aktorja e njohur italiane tregon për aksidentin që i ndryshoi jetën

Dalila Di Lazzaro, aktorja e njohur italiane tregoi së fundmi në një intervistë televizive kalvarin e gjatë të vuajtjeve përjetuar prej saj.

“Kam qëndruar në shtrat për 11 vjet. Nuk jam ngritur as për t’u larë. Edhe ushqimin e kam ngrënë shtrirë”– ka rrëfyer Dalila në puntatën e fundit të “Domenica In”, ku foli për traumën e pësuar pas një aksidenti dhe dhimbjen kronike me të cilën iu desh të luftonte.

“25 vite më parë, mjekët nuk më besuan. Nuk e di pse, por nuk më besuan dhe kjo është një gjë shumë e rëndë sepse në atë kohë nuk flitej shumë për dhimbjet kronike dhe kjo është një gjë e tmerrshme.

Nuk më bënë një radiografi siç duhet, duke nisur që nga goja. V

azhduan të më bënin radiografi nga qafa e poshtë, pa e diktuar të gjithë dëmtimin”, tha aktorja.

Aksidenti i përmendur nga Dalila Di Lazzaro, aktore dhe modele e cila u bë një ikonë bukurie në vitet 70-të dhe 80-të, ka ndodhur vite më parë.

Aktorja ishte me motoçikletë dhe për shkak të një grope në një rrugë të Romës, bëri një rënie të keqe që i shkaktoi disa fraktura dhe dhimbje kronike, të cilat ende nuk i ka mposhtur dot.

“Fatkeqësisht nuk ka mbaruar. Do të doja të mos kisha keqardhjen e njerëzve. Jam luftarake, e fortë, dua të ndihmoj mijëra njerëz që po luftojnë me dhimbjet kronike.

Hapesire e Sponsorizuar

Me forcën time do të doja ta çoja përpara këtë problem” shtoi ajo./ekskluzive