4 vite më parë, më 22 dhjetor 2019, u nda nga jeta aktorja e paharruar, Marika Kallamata (1930-2019), e kujtojmë me nderim e respekt…

Marika Kallamata u lind në Fier më 17 nëntor 1930, ishte nje aktore e njohur shqiptare.

Aktivitetin artistik e filloi në Teatrin Popullor, në vitin 1950. Ka interpretuar rreth 60 role, ku ndër më të suksesshmit janë: Ortensia, Aspasia, Mara, Fallxhesha, Nina, Ana, Nekija, dhe në mjaf role episodike ka qenë një aktore shumë e mirë. Edhe pse ishte e rrethuar nga dhjetëra aktore të suksesshme, Marika ruajti individualitetin e vet.

Doli në pension, në tetor 1985, por Marika nuk u shkëput nga skena. Në vitin 2004 ajo u ngjit me kolegët e saj në skenë pas shumë vitesh, në dramën “Streha e të harruarve”, ku korri sukses me rolin e saj. Ka interpretuar pak role në filma artistikë. Është nderuar me titullin “Artiste e Merituar”.

Ajo u nda nga jeta në moshën 89 vjeçare më 22 Dhjetor 2019 në Tiranë, Shqipëri.

Filmografia
Një baba tepër (2000) (TV) – Filomena
Vitet e pritjes – (1990) – Nje nga nenat e fshatit
 Një vit i gjatë (1987) – Pastruesja

Fjalë pa fund (1986) – Nëna e Magdalenës
Gabimi (1986) – Gjyshja e Martinit
Fillim i vështirë (1986) – Nëna e Zanës

Hapesire e Sponsorizuar

Kur hapen dyert e jetës – (1986) – Nëna e Bardhylit
Ëndërr për një karrige (1984) – Ishja
Nxënësit e klasës sime (1984) – Nëna e Norës

Kur xhirohej një film (1981) – Gjyshja
Dollia e dasmës sime (1978) – Xhekua
Fëmijët e saj (1957) – Fshatare