49 minuta me Xha Brahon e vuajtur (Mehdi Malkaj), që sot jeton me 200 euro në muaj

Jam i sigurt,e njohin si xha Braho. Pak e dinë që quhet Mehdi Malka. Kështu ndodh kur rolin e ke ngopur me kaq lëng, me aq vërtetësi e art sa të arratiset emri që të kanë vënë prindérit.

Mehdiu është shoku im i vjetër. Shumë i vjetér, jo nga ata të shkollës fillore, por më vonë. Kur ai qe artist me A të madhe.

E solli rasti të bëhesha ca vite producent i tij dhe jam i sigurt që ja kemi kaluar kaq mirë sa ai dhe sot në çdo projekt që ka më sjell si shembull.

Xha Brahon dhe rolet e tjera tashmë njerëzit ia dinë pérmendësh. Ndaj po u tregoj ca hollësi që nuk i di shikuesi i gjerë.

E para, Mehdiu është dashnori më i madh i librave në glob. Atij edhe po i dhe një manual lavatriçe e merr me emocion, ia férkon kapakët dhe e ndjen kaq shumë sa duket sikur do xhveshë ndonjë femér kur hap fletët një nga një. Që fëmijë njësoj.

Rritur jetim, në skamje të madhe atje në Memaliajn e bukur, siç e quan shpesh herë, ai kohën më të madhe e kaloi me libra. Nga pérrallat te klasikët e tek modernët. Ndaj kur i tregon një humor ai ta kap që në fjalën e parë dhe qesh fort e pastér.

Po i tregove dramë nis e loton. Në se merr guximin për t’i treguar një roman të gjatë ai lumturohet. Ta afron fytyrën ngjitur me tënden e gati të hyn në brendësi. Se ai e jeton artin. Edhe në skenë, edhe në libër, edhe në kafe.

Tani ka dalë në pension. Pér të zezën e vet. Nga që projektet i ka stivë, por nga që edhe nuk iu shmanget se i duhen para. Me pensionin e tij 200 euro në muaj ai nuk paguan dot as dritat. Se dhe zonjën ia lanë pa punë kaq vjet, se edhe vajza që i punon ato çikë leka i duhen për vete.

Hapesire e Sponsorizuar

Ka dhe një djalë me sy të shkruar e mendje të hapur, por goca sikur i ze vend më shumë te zemra. Se sa e merr ajo në celular Mehdiu ia nis me fjalët: “Folë, motra e babit!”

Xha Braho ka një galeri rolesh. Shumë lodhje pér to. Por jetën e ka pasur si dy gjysma të dallueshme. Deri kur po i afrohej të dyzetave u rropat si minator dhe shofer. Më pas si artist klasi. Ashtu si iu ndodh artistëve të mëdhenj.

Kafe me Mehdiun unë pi shpesh. Atje tek lokali artistik “Corne” pranë gardës e gjeni. Më ndodh që kur kam pakëz trishtim a stres të më çojnë këmbët vetë te Mehdiu. Se si një mjek popullor të shérron me fjalën e ngrohtë,me pérvojën e gjatë dhe me hallet e tij që krahasuar me të mijat janë mal mbi male.

Mehdi, të dua shumë. Se je artist i madh, mik i mirë dhe shok që i ke shokët e rrallë.

Agim Xhafka