6 vite më parë, më 22 dhjetor 2007, u nda nga jeta regjizorja e mirënjohur Xhanfize Keko (1928-2007), e kujtojmë me nderim e respekt…

Xhanfize Keko lindur Çipi (Gjirokastër, 27 janar 1929 – 22 dhjetor 2007) ka qenë regjisore shqiptare, e shquar për filmat për fëmijë, si dhe e ëma e shkrimtarit Teodor Keko.

Nga viti 1945 ajo do të fillojë punën si bileta-shitëse pranë kinema “Republikës”.Falë kësaj punë ajo do të zbuloj kinematografinë dhe do të dashurohet pas saj.

Kështu në filmin 1950 do të fillojë punë në Ndërmarrjen Kinematografike dhe së bashku në një grup prej shtatë vetash, ku dallohen Endri Keko, Petraq Lubonja, Sokrat Musha, Jani Nano, Koço Tollko, etj, kryen një specializim në Moskë (Rusi), ku do të njohë edhe shokun e vet të jetës regjisorin e njohur Endri Keko.

Me kthimin i saj në Atdhe në vitin 1952 do të jetë një nga shtatë themeluesit e Kinostudios “Shqipëria e Re” ku ajo fillimisht e nis punën si montazhiere dhe më pas si regjisore të filmave dokumentarë.

Keko ka drejtuar mbi 25 filma kryesisht për fëmijë midis viteve 1952 dhe 1984, duke përfshirë dhe filmin e vitit 1975, Beni ecën vetë.

Filmat i saj të parë si regjisore e montazhiere do të jetë në vitin 1952 me dokumentarin “Festivali Folklorik” dhe “Kongresi i 3 i PPSH-së”. Pas një përvoje dhe eksperience gati 20-të vjeçare ajo realizon si regjisore filmin e saj të parë për fëmijë duke qenë dhe e para regjisore në Shqipëri. Kështu në vitin 1971 nisin xhirimet e filmit “Kryengritje në pallat” që do ti jepet publikut në vitin 1972. Më tej do të vazhdonin filma të tjerë si “Mimoza llastica”, “Beni ecën vetë” film i cili do të vlerësohet me Kupën e Festivalit të Parë të Filmit Shqiptar, “Tomka dhe shokët e tij”, “Pas gjurmëve”, “Një vonesë e vogël”, “Taulanti kërkon një motër” etj. Filma këto që do ta bënin të njohur dhe të dashur si për publikun e vogël por edhe për atë të rritur.

Me këto filma Xhanfize Keko do të përfaqësojë Shqipërinë në Festivale të ndryshme Ndërkombëtare ku do të vlerësohet me Çmime e Tituj duke qenë kështu dhe regjisorja e parë shqiptare që do të ketë vlerësime ndërkombëtare. Kështu : filmi “Beni ecën vetë” do të marrë “Medaljen e Nderit” në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit për Fëmijë dhe të Rinj “Giffoni Film Festival”, në Itali, në vitin 1976 dhe Çmimin e “Organizatës së Pionierit” si “Filmi më i Mirë për Fëmijë” në Festivalin e Filmit në Beograd, filmi “Tomka dhe shokët e tij” në vitin 1978 në Festivalin e Filmit për Fëmijë dhe të Rinj në Xhifone të Italisë fiton Çmimin Special, filmi “Pas gjurmëve” në vitin 1979 fiton Medaljen e Presidentit të Republikës Italiane, filmi “Kur po xhirohej një film” në vitin 1983 vlerësohet me “Medaljen e Argjendtë” në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit për Fëmijë dhe të Rinj “Giffoni Film Festival”në Itali. Por edhe në Atdhe ajo do të vlerësohej për punë e saj të madhe në kinematografinë për fëmijë. Kështu përveç Kupës së Festivalit për filmin “Beni ecën vetë” do të vlerësohet në Festivalin e Tretë të Filmit Shqiptar në vitin 1979 me “Çmimin e Tretë” për filmin “Pas gjurmëve”. Do të vlerësohet me “Çmimin e Madh të Republikës” në vitin 1979. Në vitin 1979 do të vlerësohej me titullin “Artiste e Merituar” ndërsa 5 vjet më vonë do ti jepej edhe titulli i lartë “Artiste e Popullit”
E martuar me regjisorin e njohur Endri Keko ishte nëna e dy fëmijëve e Teodorit, shkrimtarit të njohur, të ndarë para kohe nga familja e tij dhe e Ilirit.
Ndahet nga jeta në 22 Dhjetor 2007.
Për nder të saj Çmimi Special i Festivalit të Filmit për Fëmijë dhe të Rinj “Giffoni-Albania” është titulluar “Çmimi i Madh “Xhanfize Keko” ”.

Hapesire e Sponsorizuar

Keshilli Bashkiak i Gjirokastres e ka nderuar me titullin e larte Qytetare Nderi.

Si regjisore
Taulanti kërkon një motër (1984)

Një vonesë e vogël (1982)

Kur xhirohej një film (1981)

Partizani i vogël Velo (1980)

Pas gjurmëve (1978)

Tomka dhe shokët e tij (1977)

Malësorët pas komisarëve (1976)

Tinguj lufte (1976)

Beni ecën vetë (1975)

Për popullin, me popullin (1975)

Reportazh nga Tropoja (1975)

Qyteti më i ri në botë (1974)

Mimoza llastica (1973)

Kongresi i 6 PPSH (1972)

Kryengritje në pallat (1972)

Shkolla, tingujt, ngjyra (1972)

ABC…ZH (1971)

Nga festivali artistik i fëmijëve (1969)

Kalitemi nëpërmjet aksioneve (1968)

Lart flamujt e aksioneve (1968)

Ato çajnë përpara (1967)

Gra heroike shqiptare përpara (1967)

Miqësi e madhe, unitet luftarak (1966)

Tregim për njerëzit e punës (1963)

Kongresi i 3 i PPSH (1952)

Si editore
Pas gjurmëve (1978)

Tomka dhe shokët e tij (1977)

Beni ecën vetë (1975)

Qyteti më i ri në botë (1974)

Krevati i perandorit (1973)

Plagë të vjetra (1968)