Aktori i talentuar Birçe Hasko – Profil

Birçe Hasko ka lindur në Dukat të Vlorës në 15 mars 1942 është aktor i njohur shqiptar. Mbas mbarimit të shkollës së mesme punon si mësues në Memaliaj, ku dhe angazhohet me trupën e Estradës amatore të qytetit. Në vitin 1965 fillon studimet për aktor në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve). Mbas diplomimit mbahet pedagog pranë këtij Instituti punë ti cilën e vazhdon edhe sot dhënë lëndën e Mjeshtërisë së Aktorit. Për punën e tij akademike i është dhënë titulli “Profesor” . Në teatër ka interpretuar mbi 12 role.

Roli i tij më i realizuar është ai i Milos në komedinë “Shi në plazh” shkruar nga Teodor Laço. Po ashtu një kontribut të çmuar ka edhe në kinematografinë shqiptare, ku ka interpretuar me dhjetëra role. Roli i tij i parë në kinematografi është në vitin 1971 në rolin e ballistit në filmin “Kur zbardhi një ditë”. Më tej do të vazhdonin rolet e tij në shumë filma si ai i Mete Jahos tek filmi “Radiostacioni” në vitin 1979, roli i Syrjait në filmin “Skëterrë 43” në vitin 1980, roli i mesuesit në filmin “Gurët e shtëpisë sime” në vitin 1985 si dhe shumë role në filma të tjerë për të mbërritur në rolin e tij më të fundit në filmin “Kronikë Provinciale” në vitin 2009.

Në vitin 1995, merr titullin Profesor. Në vitin 1976, urdhri “Naim Frashëri”, klasi i dytë , në vitin 1988 “Artist i Merituar”. 18 Prill 1987, Medaljonin e Festivalit për interpretimin e rolit të Dajës në filmin “Dhe vjen një ditë” në Festivalin e VII-të të Filmit Shqiptar të zhvilluar në Tiranë nga data 13 deri në 18 prill të vitit 1987.

22 Prill 1989, Çmimi i III-të për interpretimin e rolit të Babait të Danës në filmin “Shkëlqim i përkohshëm” në Festivalin e VIII-të të Filmit Shqiptar të zhvilluar në Tiranë nga data 18 deri më 22 prill të vitit 1989. Në vitin 2002 merr titullin “Mjeshtër i Madh” ne vitin 2007 shpallet “Qytetar Nderi” i Orikumit. Birce Hasko është aktor popullor në Shqipëri, ai ka lozur në më shumë se 30 filma. ka mbaruar Institutin e lartë të Arteve dega Dramaturgji dhe sot është petagog në këtë institucion.

Filmografia
Kronikë provinciale – (2009), Taqo
I dashur armik – (2004), Cifuti ore ndreqes
Tirana viti 0 – (2001), Babai
Parullat – (2001), Shoku Sabaf

Nata – (1998), Sheti
Fletë të bardha – (1990), (TV) Xhafa
Vetmi – (1990), Teki Maliqi
Vitet e pritjes (1989), – Xha Rufeti
Kthimi i ushtrisë së vdekur (1989), – Fshatari që sjell arkivolin e ushtarit të vdekur
Historiani dhe kameleonët (1989), – Nën Toger Muharremi

Shkëlqimi i përkohëshëm (1988), – Babai i Danes
Përrallë nga e kaluara – (1987), – Dasmori i urte
Zëvendësi i grave – (1987), Shef Mesini
Tre ditë nga një jetë – (1986), Kalo Malushi
Dhe vjen një ditë – (1986), Daja i Llano Bletës.
Të shoh në sy (Film TV) – (1985), Andrea

Gurët e shtëpisë sime – (1985), Mesuesi i fshatit
Shi në plazh – (1984), Milo, teater-komedi
Koha nuk pret – (1984), Xhezo, Partizani
Kush vdes në këmbë – (1984), Kryetari i gjyqit
Dita e parë e emërimit – (1981), Shoferi i zv. Ministrit
Në kufi të dy legjendave – (1981), Xhelua

Skëterrë 43 – (1980), Syrjai
Njeriu me top – (1979), Tosun Baçi
Liri a vdekje (film) – (1979), Sotiri
Radiostacioni (film) – (1979), Mete Aliu Partizani
Koncert në vitin 1936 – (1978), Tellalli

Shtigje të luftës – (1974), Dulla Partizani * Malet me blerim mbuluar – (1971), Osmani
Kur zbardhi një ditë – (1971), Sulo Ballisti/Wikipedia

Avatar

Na Ishte Dikur

Top Img back to top