Aktori kujton momentin ‘pikant’ para shfaqjes: Kap bustin e Enverit, e puth dhe i vë gishtin poshtë…

Aktori i mirënjohur Roland Koça i është bashkuar mëngjesin e kësaj të Shtune studios lëvizëse të “Aldo Morning Show” në Durrës. Teksa kujtoi vitet e shfaqjeve intensive me artistë të tjerë, ai rrëfeu një moment pikant.

-Kur keni lënë nam në skenë? Se ju i thoni, po i thoni nëpër tavolina.

Roland Koça (qesh): Shkuam në Sukth, na mori një shoferi jonë dhe u ulëm aty me bërxolla. Ishim 4 vetë ne. Mirëpo u gatitëm…

-Erdhët në qejf.

Roland Koça: Po. Erdhën na lajmëruan “hajde se po fillon shfaqja”. U futëm brenda, një polic ishte te dera e vogël, ai t’u qesh. Mua më mbushet mendja, shkoj kap bustin e Enver Hoxhës, e ngrej, e puth, polici qeshte…Edhe si padashje i vë gishtin poshtë, ishte boshllëk ajo.

-Poo…(Aldo qesh)

Roland Koça: Polici sa më pa iku me vrap. Doli, s’donte me qenë dëshmitar. Më thotë Fadili “je ma i ndyrë se unë”. Pse ça bona i thashë unë?!

-Ti se mbaje mend?

Hapesire e Sponsorizuar

Roland Koça: Doli shfaqja, s’u kuptua fare që ne ishim pak në qejf. Një shfaqje me shumë shumë sukses.

-S’mori vesh njeri?

Roland Koça: Jo, jo.

-Pastaj e kujtoni që ‘lamë nam’? Do s’do ti këto do i mbash mend.

Roland Koça: Janë gjëra pikante që i kemi has./tvklan.al