Aktorja e njohur “shpërthen” ndaj Agron Llakajt

Aktorja e “AlPazar”, Eriselda Shllaku ka “shpërthyer” ndaj regjisorit të spektaklit të humorit, Agron Llakaj teksa e quajti “mendjemadh”.

Ajo u shpreh se nga ekrani iu është dikur natyrë e thjeshtë dhe popullore. Por theksoi se kur ka bashkëpunuar me të, ka zbuluar se Agron Llakaj kishte një ndjesi superioriteti ndaj të tjerëve.

“Dua të kujtoj bashkëpunimin me Agron Llakaj. Unë e kam vlerësuar si profesionist, dhe nga ekrani më është dukur natyrë e thjeshtë, popullor. Por në bashkëpunimin që kam pasur me të, ai ka një ndjesi superioriteti ndaj të tjerëve.

Unë mendoj që artisti duhet të jetë i thjesht, edhe kur është në pozicionin e një regjisori apo të drejtimit të një stafi aktorësh. Më atë kam ndjerë një lloj mendjemadhësie. Komunikimi im me atë ka qenë shumë korrekt, shumë brenda rregullave. Ndërkohë që në bashkëpunim artistik duhet të jemi më të hapur, më të ngrohtë me njëri-tjetrin, më miqësor”, tha ajo në “Glamour Zone”.

Gjatë intervistës, Eriselda Shllaku rrëfeu se e kanë ngacmuar edhe politikanë, duke shtuar se shumica prej tyre janë socialistë.

“Më kanë ngacmuar politikanë, tani që e mendoj nga e majta më shumë”, u shpreh aktorja./Gazeta Shqiptare

Hapesire e Sponsorizuar