AKTORJA TURKE QË NDJEHET KRENARE ME PREJARDHJEN SHQIPTARE

Pelin Batu është një nga emrat më të njohur të publicistikës turke. Ajo është thuajse çdo javë në ekran me analizat e saj. Ndërkohë ka interpetuar në shumë filma kinematografikë dhe seriale turke. Batu nuk ka hezituar të tregoj prejardhjen e saj shqiptare.

Në një intervistë për Euronews Albania Pelin Batu është shprehur se kanë një lidhje prej 14 brezash me Heroin Kombëtar Gjergj Kastriot Skëndërbe.

Ajo theksoi se gjyshja e saj ka lindur në Tiranë ndërsa shtoi se e ëma ka gjetur të dhëna për lidhjen që kanë pasur më Skënderbenë.

“Jam e bindur se mamaja ime do të ishte e nderuar dhe do të ndihej shumë e emocionuar për këtë. Xhaxhai i mamasë sime bëri kërkime shumë vite më parë, ai quhej Nexhat Bej, jetonte në Ohër. Mamaja e mamasë sime ka lindur në Tiranë dhe u transferuar në Turqi pas luftës së Dytë Botërore.

Kur familja ime bëri kërkime, gjeti të dhëna që tregojnë se 14 breza më parë familja jonë ishte e lidhur me Skëndërbeun. Nëna ime gjeti të dhëna të lidhur me të. Kështu na ka thënë xhaxhai”- u shpreh ajo.

Pelin Batu, po ashtu ka postuar në rrjetet sociale një fotografi pranë bustit të Skënderbeut në Zvicër.
“Me stër-stërgjyshin tim, Skënderbeun, në Gjenevë”, ka shkruar ajo duke u bërë personaliteti i radhës turk që zbulon rrënjët shqiptare.

Por postimi i saj mori shumë reagime negative.

Batu tregoi se njerëzit i thoshin se si mund të jetë krenare për Skëndërbenë që ka vrarë shumë turq në kohën e luftës.

Hapesire e Sponsorizuar

“Pati shumë reagime kur thashë se jam stër-stër mbesa e Skëndërbeut. Njerëzit filluan të thoshin se ai vrau shumë otomanë, si mund të jesh krenare për dikë si Skëndërbeu që urrente turqit. Vetë Skëndëbeu ishte stërvitur në turqi por politikat e kohës bën që ai të mbronte vendlindjen e tij. Ndaj ta quajnë tradhtar është çmenduri”- tha Batu, transmeton ObserverKult.

ObserverKult