7 vite më parë, më 16 mars 2016 u nda nga jeta aktori i paharruar Aleksandër Pogaçe (1943-2016)
Aleksander Pogaçe (1943-2016). Aktor.
Lindi ne Fier, me 16 tetor. Ishte biri i aktorit te humorit te
Estrades se Fierit*, Nestor Pogaçe. Mbaroi shkollen e larte per aktore “aleksander Moisiu”*, ne vitin
1964. Filloi pune si aktor ne Teatrin e Vlores*, me pas ne ate te Fierit* dhe te Gjirokastres*.
Gjate veprimtarise se gjate skenike ne keto teatro ka krijuar figura artistike te spikatura, qe kane
kontribuar ne ngritjen e nivelit te shfaqjeve duke qene i perkushtuar dhe shembull i nje pune
kembengulese, serioze e me pasion.
Priret me fort kah nje loje e tipit emocional, me shperthime te befta, sikunder edhe nga nenvizimet e
rrafsheve ironike, cinike, gjendjeve te dyfishta, shpotise, si ne shfaqjet Lavirja e denje per respekt,
Pas dyerve, Filomena Marturano etj.
Ka marre pjese me role te rendesishme ne 9 filma, si: doktori te Mengjese te reja (1980), togeri
Franc te Deshmoert e monumenteve (1980), Peteri te Kercenimi (1981), Shtajneri te Thesari (1981),
Reshiti te Nje emer midis njerezve (1983) Ferucio te Guri i beses (1986), Theofani te Bote e
padukshme (1987). Ka interpretuar gjithashtu ne mjaft regjistrime televizive. Ndahet nga jeta me 16
mars 2016.