Andrea Pirlo fiksohet pas talentit kuqezi

Jo vetëm Stiven Shpendi, futbollit të rëndësishëm italian pritet t’i bashkohet shumë shpejt edhe binjaku i tij, Kristian, talenti i shpresave kuqezi.

Kristian Shpendi po zhvillon një super sezon te CeSena, në Serie C, ku me golat e tij po tërheq vëmendjen e klubeve më të mëdha italiane. Sipas TuttomercatoWeb, Sampdoria ka shfaqur interesim konkret për Shpendin.

Andrea Pirlo e pëlqen si profil dhe ka dhënë bekimin e tij për nisjen e negociatave.

Pavarësisht se Sampdoria është në Serie B, klubi synon të rikthehet sa më shpejt në elitë dhe Shpendi shihet si përforcimi i duhur gjatë merkatos së janarit.

Kujtojmë që nga Cesena, vëllai i tij Stiven u transferua në fillim të këtij sezoni tek Empoli./Tema

Hapesire e Sponsorizuar