Artjola Toska: Me të shtëpisë mund të ketë që nga ’91 që nuk kam festuar asnjëherë.

Një ndër artistet më të dashura të muzikës ishte mëngjesin e sotëm e ftuara e veçantë e programit “Aldo Morning Show” në Tv Klan, Artjola Toska. Këngëtarja sapo është kthyer nga SHBA pas festave të Nëntorit të cilat për të kanë filluar që më datë 25 dhe vetëm para tre ditësh kanë përfunduar.

Artjola po përgatitet për t’u rikthyer në SHBA për festat e fundvitit, por sërish e angazhuar në punë. Ajo zbulon se prej 32 vjetësh nuk ka mundur të festojë me familjen, madje kujton me humor vitin e pandemisë i cili ishte një rast i rrallë që arriti të ishte me bashkëshortin në mbrëmjen e ndërrimit të viteve.

Aldo: Festat ku do i kalosh, Vitin e Ri apo me ato të shtëpisë?

Artjola Toska: Në Amerikë.

Aldo: Në Amerikë?

Artjola Toska: Me të shtëpisë mund të ketë që nga ’91 që nuk kam festuar asnjëherë.

Aldo: 32 vjet!

Artjola Toska: Por qëlloi edhe për pandemi që s’punoi asnjeri. I vetmi rast ishte që festova me tim shoq.

Hapesire e Sponsorizuar

Aldo: Çfarë thua?

Artjola Toska: E bukura është që nuk dija as të festoja.

Aldo: Sa do të të pyesja, Artjola, nga të rrallat vite që ke kaluar për mbrëmjen e Vitit të Ri me bashkëshortin, si ishte domethënë?

Artjola Toska: S’e mora vesh as vetë. Nuk dija as si bëhej tavolina, as se si festohej…

Aldo: Deri te sallata ruse e mbaje mend.

Artjola Toska: Deri aty po, pastaj thashë nuk qenkam për këtë punë më duket./tvklan.al