As nuk e kishte imagjinuar, Artjola Toska për “Goc’ Tirone”: 70% e publikut ishte rini

Në muajin shkurt, Artjola Toska realizoi recitalin e pestë të karrierës së saj. “Goc’ Tirone” mbushi përplot Pallatin e Koncerteve duke rezultuar në një sukses të padiskutueshëm.

Për vetë Artjolën, ka qenë një lumturi e madhe jo vetëm prania e një numri të madh spektatorësh, por e grupmoshës së re. Artistja thotë në “Aldo Morning Show” në Tv Klan se janë kryesisht të rinjtë tani të interesuar për muzikën popullore dhe madje i njohin këngët mjaft mirë.

Artjola Toska: Unë kam bërë 5 recitale, 2 kanë qenë në Pallatin e Kongreseve dhe të tjerët në Pallatin e Kulturës, te Opera.

Aldo: I paska ardhur radha stadiumit më duket.

Artjola Toska: Recitali i fundit, që ka lënë më shumë mbresa se shyqyr që erdhën këto mundësitë për t’u bërë ashtu siç duhet një recital, me band dhe çdo gjë live, është koncerti i fundit që unë kisha, “Goc’ Tirone” në shkurt, me Kozeta Kurtin. Ishte një sukses i paparë, unë këtë e kisha imagjinuar që do ishte ashtu, por jo aq ashtu siç ishte, shumë i suksesshëm.

Aldo: U ndjeve edhe vetë mirë kam përshtypjen.

Artjola Toska: Shumë. Ishte një publik saqë mund të them që 70% e publikut kanë qenë rini.

Aldo: Që zor t’i gjesh, t’i bësh bashkë.

Hapesire e Sponsorizuar

Artjola Toska: Momentalisht nuk është zor t’i bësh bashkë, fakti që unë po shkoj në dy klube këtu që janë kryesore, bëjnë edhe muzikë popullore dhe ka një etje nga moshat 18-20 që dinë dhe i këndojnë këngët e vjetra. Është shumë e çuditshme dhe shumë emocionuese kur i sheh. Shyqyr që janë kthyer te kjo pjesa./tvklan.al