Aktori i mirënjohur Astrit Çerma feston sot 74 vjetorin e lindjes, i urojmë nga zemra jetë të gjatë e shëndet

Aktori i mirënjohur Astrit Çerma feston sot 74 vjetorin e lindjes, i urojmë nga zemra jetë të gjatë e shëndet

Astrit Çerma u lind në Elbasan në 2 prill te vitit 1949. Aktor i njohur, një nga figurat më të
rëndësishme të “Teatrit Skampa” të Elbasanit. Studioi për aktor në Tiranë dhe pas studimeve u rikthye në qytetin e lindjes.

Menjëherë fillon një karrierë të vrullshme dhe të suksesshme në kinema, duke interpretuar me
profesionalizëm qysh në filmin e parë “Brazdat” (1973). Në vitet ’70 luan disa role protagoniste, si në
filmat “Në fillim të verës” (1975), “Ilegalët” (1976), “Thirrja” (1976), “Fije që priten” (1976), “Ata
ishin katër” (1977) etj.

Fillimisht kur ishte student u emerua ne Teatrin e te rinjeve, krijuar nga K.Spahivogli,bashke me G,Kamen, R.Ndreniken e tjere. Ka luajtur ne 70 role ne teatrin e Elbasanit me aktore te nderuar si D.Hyskia. Sh.Shmili. me regjizorin e talentuar S.Dunin. Ne vitin 1976 shkruan dramen “Hakmarria e madhe” qe u vu ne skene nga Xh,Bilali ku eshte marre vete dhe me regjine ku ka vene mbi 20 premiera ne skene.

Eshte propozuar njehere per cmimin e republikes dhe dy here per titullin ARTIST I MERITUAR qe ja dhane vetem ne 27 nentor te vitit 1992.

Ne festivalin e pare te filmit 1976, ne rrolin e Shpetimit fiton medaljonin e festivalit.1989 fituan
vendin e pare ne festivalin e teatrove ne Tirane me komedine”Sa shume gjethe te thata”te P.Kulles
me regji te S.Dunit. ku kishte rolin kryesor.

Ne vitin 1991 deri ne vitin 1992 ka qene drejtor i teatrit Skampa te qytetit te Elbasanit ku me pas jep doreheqjen dhe do te rikthej perseri ne vitin 1996. Nga viti 1991 deri ne vitin 1998 ka qene dhe regjisor i teatrit ku ka vene mbi 12 pjese.

Ne vitin 1995 me trupen e teatrit realizuan filmin “Hajdutet” qe ne ate kohe gazetat e quajten si filmi
i pare privat ku Astriti eshte regjisor dhe aktor.

Perseri ne vitin 1996 luan tek filmi maqedonas kroat hungarez “Pertej liqenit” bashke me aktorin e mirenjohur B. Hasko. Astrit Cerma ka shkruar dhe komedine “Qytet rrethimi” per ngjarjet e 97-tes ku eshte vene ne skene nga teatri, ka qene nje nga komedite me te sukses’shme ku moren pjese dhe ne festival dhe ariten ta marin dhe cmim.