Më 6 maj 1886 – Naim Frashëri, botoi poemën-himn për natyrën shqiptare “Bagëti e Bujqësi”

Më 6 maj 1886 – Naim Frashëri, botoi poemën-himn për natyrën shqiptare “Bagëti e Bujqësi”

Bagëti e Bujqësija është poemë e shkruar nga shkrimtari shqiptar Naim Frashëri e cila është botuar për herë të parë në Bukuresht më 1886 në të përkohshmen “Drita”.

E mbajtur si kryevepra e tij, në këtë poemë baritore barinj dhe katundarë shfaqen përsëpari në skenën letrare toske. Ata janë diçka më shumë se elementë zbukurues në përshkrimin peizazhit fshatarak.

I përmalluar pas fshatit ku ishte lindur e rritur, Naimi e përshkruan në mënyrë idilike, ku asgjë nuk e cënon euforinë mistike dhe të gjitha konfliktet gjejnë pajtim dhe fashitje.

O malet’ e Shqipërisë e ju o lisat’ e gjatë!

Fushat e gjëra me lule, q’u kam ndër mënt dit’ e natë!

Ju bregore bukuroshe e ju lumenjt’ e kulluar!

Çuka, kodra, brinja, gërxhe dhe pyje të gjelbëruar!

Do të këndonj bagëtinë që mbani ju e ushqeni, O vendëthit e bekuar, ju mëndjen ma dëfreni.

Ti Shqipëri, më jep nderë, më jep emrin shqipëtar, Zëmrën ti ma gatove plot me dëshirë dhe me zjarr.

Top Img back to top