Batuta legjendare në fund të filmit, “Njeriu me shenjë”

“Say hello to my little friend”.

Batuta legjendare në fund të filmit, “Njeriu me shenjë”. Kritikët e fundosën për dhunën dhe “aktrimin” e tepruar të Pacinos. “Say hello to my little friend”, thotë Pacino ndërsa gjuan pa u ndalur me një karabinë M16. Fjalët e trafikantit të madh të kokainës Tony Montana janë shtypur në bluza, postera, libra. Qindra kanë portretizuar skenën me theksin tipik kuban të Pacino-s.

Eshtë momenti që Toni Montana vendosë të vrasë sa më shumë armiq të tij, deri sa të vdesë dhe vetë. Në film, Pacino luan një refugjat të varfër antikomunist kuban, i cili arrin në brigjet e Miami në vitin 1980. Pas ekzekutimit të një kontrate vdekjeje arrin të marrë një kartë të gjelbër, gjen një punë me pagë të ulët në një restorant dhe ndjek madhështisë që premton “ëndrra amerikane”.

Si përfundim realizon ëndrrat e tij për para dhe pushtet, duke shitur kokainë nga Kolumbia, por pas vitesh, i varur dhe vetë nga kokaina, humbet bashkëpunëtorët e tij më të afërt dhe ka armiqë vdekjeprurës, kartelin kolumbian. Vritet me një armë gjahu në duar ndërsa përpiqet të marrë me vete sa më shumë armiq. Fjalët e Pacino-s, si dhe pjesa tjetër e skenarit, u shkruajtën nga Oliver Stone, i cili më vonë do të bëhej i famshëm për regjine e kryeveprave të tilla si “Platoon” dhe “Wall Street”. Në fillim të viteve 1980-të njihej vetëm si skenaristi i filmave “Midnight Express” dhe “Conan the Barbarian”.

Shkroi “Njeriu me shenjë” në Paris, ku kishte shkuar për t’u detoksikuar nga kokaina. Dëshironte të qëndronte larg Los Angeles dhe show-bussines që kishin shkaktuar fillimisht varësinë e tij. “Ishte gjëja më e mirë që kam bërë ndonjëherë. Shkruajta skenarin për “Njeriu me shenjë”, plotësisht i kthjellët. Ishte një vendim shumë i mirë, sepse kokaina nuk është e mirë për të shkruar.

Djeg tërësisht trurin. Shkrimi im bëhej gjithnjë e më sipërfaqësor”. Filmi ishte një “remake” i filmit të vitit 1932 me të njëjtin emër, bazuar në librin e Armitage Trail, i cili gjithashtu kishte të njëjtin emër. Protagonisti i librit u frymëzua nga Njeriu me shenjë i “vërtetë”, i cili nuk ishte askush tjetër përveç gangsterit legjendar Al Capone, i cili ishte plagosur me thikë në fytyrë nga një kundërshtar pasi kishte komentuar të pasmet e motrës së tij.

I “Njeriu me shenjë” shkaktoi tronditje kur qarkulloi, në Dhjetor 1983. Njerëzit nuk e duronin dhunën dhe e përshkruan vizionin e regjisorit Brian de Palma si “të keq”. Kritikët për Pachino ishin gjithashtu negative. Shkruan: “Pacino nuk aktron. Thjesht shfaq aftësitë e tij në ekstrem. Eshtë pothuajse komik”. Sidoqoftë, filmi shkoi mirë komercialisht dhe tani është një nga filmat “klasikë” të Hollivudit.

Hapesire e Sponsorizuar

Pacino është shprehur se është shumë krenar për filmin dhe interpretimin e tij, të cilin nuk e konsideron të tepruar. “I gjithë filmi është xhiruar në këtë stil të operës. Ishte madhështor, intensiv tejkalonte realitetin”.

“Njeriu me shenjë” me drogën, teprimet dhe të dhënat kitch përfaqëson në mënyrë perfekte vitet 80-të. K.E