Bruce Willis në ditëlindjen e 68-të: Bashkëshortja shpreh dhimbjen e madh që ndjen nga sëmundja e tij e pashërueshme

Emma Hemming Willis, bashkëshortja e Bruce Willis ka shprehur “trishtimin dhe dëshpërimin” që ndien për sëmundjen e demencës që ka prekur aktorin ndërsa ai feston sot 68-vjetorin.

“E kam nisur mëngjesin duke qarë, siç mund ta shihni nga sytë e enjtur”, tha ajo në një video të postuar në Instagram. ”Është e rëndësishme të shihen të gjitha aspektet e kësaj”, vijon Emma duke iu adresuar sëmundjes dhe humbjes që ndien kur kujdeset për të shoqin.

“Marr gjithnjë mesazhin ku njerëzit më thonë, ‘Je shumë e fortë, nuk e di si ia del’. Nuk kam zgjedhje tjetër. Do doja, por gjithashtu po rris dy fëmijë. Ndonjëherë, në jetë duhet të veshim pantallonat e vajzës së rritur dhe t’ia dalim, siç po bëj. Por çdo ditë kam momente trishtimi, dëshpërimi që në ditëlindjen e tij po i ndiej shumë”.

Më pas ajo shtoi se “vija e hollë ose ana pozitive” është se ajo dhe familja janë mirënjohës për “ngrohtësinë dhe dashurinë” e admiruesve. “Po aq sa e bëj për vete, e bëj për ju sepse e di sa e doni burrin tim”.

Bruce Willis u diagnostikua me demencë frontotemporale në Shkurt. Vitin e shkuar ai u diagnostikua me një sëmundje që prek të folurin. Famija e tij u shpreh se aktori është tërhequr nga karriera për shkak të dëmtimit të aftësive konjitive.

Diagnoza e tij prek të folurin, sjelljen dhe aftësinë për të planifikuar. Nuk ka kurë apo ndërhyrje që mund të ngadalësojë progresin, ndaj simptomat e sëmundjes do të vazhdojnë të përkeqësohen./Ekskluzive

Hapesire e Sponsorizuar