“Çadra e Sul Maliqatit” – nga Bujar Qesja

Çadra e Sul Maliqatit

E hene, 15 janar 2018, ora 10.05. Tek qendra ime, e nje biznesi modest vjen mjeshtri dhe miku im i perditshem Sul Maliqati. Shiu po binte litar. Ai e kishte lene te takohej me disa shoke, per te pire kafen magjike te mengjesit, rakine e embel te muhabetit. Ishte pak ftohte. Ishte takimii pare per vitin 2018, pasi Maliqati im, vitin e ri e kishte kaluar ne Itali, tek vajza e te birit, Agimit. Une po ikja diku, ne nje angazhim operativ ditor.

– Sul, i flas, na duhet te kemi per shume kohe prane. Ti dhe jo vetem per mua, je nje muzeum i gjalle futbolli. Per mua president nderi i futbollit je ti, pasi ti e ke ne zemer dhe mbi shpine historine me te mire te futbollit tone. Merre çadren time mjeshter dhe mbaro pune. Pikat e shiut te tua, eshte kenaqesi ti mbaj une mbi trupin tim. Ik Maliqati i famshem, se te presin shoket.

Pasi i jap çadren time edhe kjo modeste, largohem. Sula deshi sdeshi, mori me vete se bashku me çadren, miresine dhe kenaqesine e nje miku te vyer, te nje njeriu edhe ky i lidhur me futbollin, qe nga femijeria e hershme.

E marte, 16 janar 2018. Ora 10.05. Per koiçidence, e njejta ore me nje dite me pare. Po rrija me nje mik te thekur dhe po i thoja te provonte nje shlif speciale, qe ma kane derguar disa miq te mire. Eshte nga ajo raki kumbulle, qe i thote ilaçeve te zemres me shikoni numurin. Brenda saj ka qendruar per mjaft kohe, nje qese me rrush te thate, per ti dhene ngjyre dhe arome kesaj shlife qe edhe grate i ben tifoze te saj.

-Erdha me te sjell çadren Bujar, foli mjeshtri, i zene paksa ne siklet per ate vonese 24 oreshe. Ta vonova pak, por me beri pune.

Pa u menduar dy here, ia ktheva:

-Kjo nuk eshte me çadra ime mjeshter. Kjo eshte dhe do te mbetet çadra e jote, por si nje kujtim i paperseritshem mbetet prone e muzeut tim te futbollit. Dhe diku do te shkruhet. Kjo eshte çadra, qe me 15 janar 2018, mjeshtri i madh i portes shqiptare te futbollit Sul Maliqati, e mori 24 ore hua, tek miku i tij i letrave Bujar Qesja. Dhe arkivisti i vjeter dhe profesionist Luan Jaupi, e mirpret kete rast fatlum.

Hapesire e Sponsorizuar

Kjo ishte historia e thjeshte, por mbreslenese e çadres se 15 janarit 2018. Ajo tashme, nga kjo dite e me tej do te quhet:

Çadra e Sul Maliqatit.

Nga Bujar Qesja