Dikur ishte një ndër këngëtaret e preferuara të publikut shqiptar, ndërsa sot jeton në skamje dhe në harresë.

Dikur ishte një ndër këngëtaret e preferuara të publikut shqiptar, ndërsa sot Luljeta Përbasha jeton në skamje dhe në harresë.

Këngëtarja u intervistua nga “Vizioni i Pasdites” duke prezantuar edhe mjerimin dhe skamjen e saj që e shoqëron çdo ditë.

Këngëtarja banon në një lagje periferike të qytetit të Bilishtit bashkë me bashkëshortin, i cili prej vitesh është i paralizuar.

Realiteti për këtë familje është i trishtë.

60-vjeçarja tregon se jetojnë me fitimet e nxjerra nga mbledhja e lajthive në fushat e Devollit dhe 27 mijë lekë nga kempi i bashkëshortit. Përbasha sqaron se për herë të parë këtë muaj ajo ka arritur të marrë një pension minimal.

“Unë tani kam filluar të marrë një pension, 160 mijë lekë. Ja me këto jetoj. Kjo (shtëpi) për mua është stallë. Edhe stallë derri nuk është. Ku të përplasem?”, rrëfeu mes lotësh këngëtarja./vizionplustv

Share:
Avatar

Na Ishte Dikur

Top Img back to top