Dikur konsumimi i pijeve alkoolike në Shqipëri u ndalua me ligj

#AeDiniSe, dikur konsumimi i pijeve alkoolike në Shqipëri u ndalua me ligj?

Dokumenti që arkivi publikon sot është një projekt-ligj mbi ndalimin e pijeve alkoolike që i propozohet Parlamentit në vitin 1923.

“Kryesis së Parlamentit”

“Kemi nderin me parashtrue këtë propozim para Parlamentit duke bashkangjitur ketë projekt-ligj.
Asht e ditur se dëmet më të mëdha që i bëhen njerëzis si mbrapapunim e vobekësi etj, d. m.th. dëmet moralisht e materjalisht.

Shkaku ma i parë e mjeti ma i forte asht pirja e çdo lloj alkoli, prandaj propozoj që të vendoset ndalimi i çdo lloj pirje në Shqipni për shpëtimin e njerëzis nga rreziku që mund i t’i shkaktojë në jetën e tyre.”

#ArkivatFrymëzojnë🥰

Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave

Top Img back to top