E mbani mend përparësen e gjyshes?

E mbani mend përparësen e gjyshes?

Përdorimi kryesor i përparëses së gjyshes ishte për mbrojtjen e fustanit poshtë, por përveç kësaj shërbente si dorezë për të hequr një tigan të nxehtë nga soba; ishte e mrekullueshme për të fshirë lotët e fëmijëve dhe në disa raste, për të pastruar fytyrën.

Nga kafazi i pulave, përparësja përdorej edhe për transportin e vezëve

Kur vinin vizitorët, përparëse shërbente si strehë për fëmijët e trembur; dhe kur koha ishte e freskët, gjyshja mbështillte krahët rreth saj.

Nga kopshti i perimeve, shërbente si shportë për shumë perime.

Në fund të sezonit përdorej për të mbledhur mollët që kishin rënë nga pema.

Kur vizitorët mbërritën papritur, ishte e habitshme se sa shpejt kjo përparëse e vjetër mund të fshinte pluhurin në objekte.

Gjyshja e përdorte edhe për ta vendosur byrekun me mollë që sapo kishte dalë nga furra në prag të dritares për t’u ftohur.

Do të kalojnë shumë vite përpara se dikush të shpikë diçka që mund të zëvendësojë atë përparëse të mirë të vjetër që u përdor për kaq shumë gjëra.

Për të gjithë ata që e dinë, dhe që do ta vlerësojnë historinë e përparëses së gjyshes Na Ishte Dikur ju solli në vëmendje disa nga gjerët që shërbente përparësja e gjyshes./Naishtedikur.com/

Përgatitur dhe pështatur ekskluzivisht për faqen Na Ishte Dikur, materiali mund të meret dhe publikohet nga kushdo pa i ndryshuar tekstin dhe autorësinë “Naishtedikur.com”

Top Img back to top