EJA, EJA SE NUK TË BËJ GJË!🤔🤣

EJA, EJA SE NUK TË BËJ GJË!🤔🤣

Dikur, këto ishin fjalët për ti qortuar dhe “ndëshkuar” çunat, kur bënin gabime, ose nuk zbatonin detyrat e dhëna. A u kujtohet cilat ishin disa nga gabimet e çunave(se vajzat ishin më të rregullta) në ato kohëra? Ja disa:

Dilnin nga shtëpia dhe i rrëmbente loja me orë të tëra, duke lënë në harresë detyrat e tjera që kishin vetë, ose i kishin porositur prindërit për të kryer, kur luanin dhe bëheshin pis këmbë e kokë, duke luajtur si u donte qejfi me njeri-tjetrin, kur dilnin jo vetëm pa lejen e prindërve për të luajtur, por bënin dhe ndonjë prapësi që mërzitënin prindërit, kur ziheshin me shokët dhe ankoheshin fqinjët për gabimet e tyre, kur ishin sjell keq në shkollë dhe nuk mësonin.

Për këto dhe shumë të tjera i priste mamaja ose babai me një thupër pas shpine!
Shumica e prindërve nuk i godisnin, vetëm sa i friksonin, ose kur fëmijët kërkonin disa herë falje, shpëtonin nga ndëshkimi, por kishte dhe nga ata që e kishin përsëritur disa herë gabimin dhe e hanin ndonjë pëllëmbë apo thupër nga pas.

I tregova këto, jo për ti përdorur këto metoda prindërit e sotëm, por për të sjell në memorje korrektësinë dhe kujdesin që kishin prindërit ndaj fëmijve për ti edukuar, për të qënë korrekt në zbatimin e orarit dhe detyrave, të ishin të sjellshëm, të mos krijonin konflikte me shokët, të mos gënjenin e të mësonin.

I solla këto, jo për të përdorur dhunë ndaj fëmijëve, por që t’i edukoni me korrektësinë tuaj, i kritikoni dhe të mos i toleruar gabimet e përsëritur duke i anashkaluar, por gjithëmonë me fjjalë, se fjala të vret më shumë se dhuna, vetëm kur ju jeni serioz në ato që thoni !

Nga prof. Bilal Asllanaj

Hapesire e Sponsorizuar