Elementi “magjik” që e mban një çift të bashkuar përgjithmonë

Para se të martoheni me personin e zemrës, sigurisht nuk mund të vendosni kushte sepse gjërat do të rrjedhin spontanisht.

Por, e dini cili është çelësi i një marrëdhënieje sa më të gjatë? Sipas një studimi të Universitetit të Kalifornisë, që analizoi më shumë se 150 çifte që kishin shumë vite bashkë, rezultoi se një partner që të bën të qeshësh është padyshim i duhuri.

Dhe nuk thonë kot që e qeshura të zgjat jetën, por mesa duket dhe marrëdhëniet romantike. Profesori i psikologjisë në këtë universitet Robert Levenson u kërkoi çifteve të rrëfenin mosmarrëveshjet apo zënkat në marrëdhënien e tyre përgjatë viteve dhe i regjistroi ato në video.

Në përfundim, pati shumë përgjigjie të thëna ndryshe por me të njëjtën përmbajtje: Ai ose ajo më bën të qesh! Ziheshim, por nuk i mbaja dot inat pasi më bënte të qeshja.

Këto e përgjigjie të tjera ishin tregues i saktë i një marrëdhënieje afatgjatë. Këshilla jonë sot për ju beqarët është: Zgjidh atë që të bën të qeshësh!/tvklan.al

Hapesire e Sponsorizuar