Aktorja e mirënjohur Ema Ndoja feston sot 55 vjetorin e lindjes, i urojmë nga zemra “Gëzuar Ditëlindjen”
Ema Ndoja ka lindur në 27 mars të vitit 1968 në qytetin e Shkodrës. Kryen shkollen e mesme ne
gjimnazin “Jordan Misja” ne Shkoder. Me pas studjon per aktrim ne Akademine e Arteve ne Tirane
Duhet te permendim faktin se Ema Ndoja ka qene nje aktore e suksesshme ne fundvitet e `80-tes
me nje numer filmash qe nga periudha kohore 1985 deri 1990. Gjate kesaj ajo me aftesite e saja
aktorjale realizon një sërë rolesh si në teatër ashtu edhe në kinematografi.
Deputon ne vitin 1985 ne rolin e Rines ne filmin “Ne prag te jetes” te rregjizorit te mirenjohur Pirro
Milkanit. Shkodrania simpatike nuk mund te mos binte ne sy per nga bukuria e gershetuar ma se miri
edhe me aftesine e te qenurit aktore e shquar.
Ajo rradhitej perkrah atyre aktoreve, brezi i te cilave vershuan dhe mbushen me arome e hijeshi skenen shqiptare te viteve `80-te – 90-te , si Raimonda Bulku, Shpresa Berdellima, Rabije Hyka, Matilda Makoci, Anisa Markarian, Eva Alikaj, Luiza Xhuvani etj. Keshtu në vitin 1986 e caktojne prezantuese ne Festivalin e 25-të të Këngës në RTSH.
Po ne te njejtin vit, (1986) luan ne filmin “Guri i beses” ne rolin e Mirketes. Pastaj vijojne filmat e
tjere: “Vrasje në gjueti” -1987 (Linda) ; Pranvera s’erdhi vetëm – 1988 (Balerina); “Balada e
Kurbinit” – 1989 (Donika) Fletë të bardha (Film TV) – 1990 (Ana Perlati).
E larguar nga Shqiperia prej 20 vitesh ne Gjermani , kthehet ne vitin 2011 dhe del ne skenen e TOBit ne koncertin “Udhetim Dimri” cikli prej 24 këngësh i poetit gjerman Wilhelm Müller dhe
kompozitorit Schubert.
Ka punuar si perkthyese e doktor Bartels, njërit ndër juristët e njohur të landit të Baden-Vyrtembergut, në Gjermani. Eshtë e martuar me politikanin Rezzo Schlauch që nga fundi i vitit 2003.
