”Ëndrrat përfunduakan në trotuar”, lotët e profesorit Radoja kur pa një ish-studenten në rrugë

Një moment prekës për profesorin e njohur të muzikës, mjeshtrin e madh Robert Radoja, ishte ajo çfarë pra u ndesh mbrëmë në Tiranë.

Teksa ecte në pedonalen e madhe të kryeqytetit, befas pikasi një grua që këndonte në rrugë në pritje të ndonjë “shpërblimi” në lekë nga kalimtarët. Me një mikrofon dhe me muzikën e celularit, në ato momente ajo po këndonte “Vincero” të Giacomo Puccini-t dhe zëri i saj melodioz i kujtoi diçka profesorit.

”Ajo kishte qenë dikur studentja e tij ekselente. Sa e sa 10-ta i kishte vendosur për atë zë. Preket pa masë dhe nga sytë i bie një pikë loti. Po aq emocionuese ishte edhe për ish-studenten e tij teksa pa profesorin ti afrohej.

Dhe ashtu të përqafuar profesori lëshoi një piskamë: Ëndrrat e bukura përfundokan në rrugë?”,-thotë në videon e publikuar nga gazetari Roland Qafoku.

Hapesire e Sponsorizuar