Aktori i mirënjohur Fane Bita feston sot 76 vjetorin e lindjes, i urojmë nga zemra jetë të gjatë e shëndet

Aktori i mirënjohur Fane Bita feston sot 76 vjetorin e lindjes, i urojmë nga zemra jetë të gjatë e shëndet

Theofan Bita. Lindi në qytetin e Gjirokastrës në 27.03.1947. Ai është një nga aktorët ikonë të teatrit
Profesionist të Gjirokastrës.

Talenti dhe bukuria fizike ishin dy shtyllat kryesore të këtij aktori që rrëmbeu vëmëndjen e rregjisorëve të ndryshëm të teatrit dhe filmit. Ai është një nga aktorët më jetgjatë në skenën gjirokastrite.

Talenti i tij i spikatur u mbështet edhe nga ndjenja e bashkëpunimit, seriozitetit dhe këmbënguljes në
punë. Profesionalizmi i tij bëri që regjisorët e Kinostodjos “Shqipëria e re” ti besojnë atij role të cilat ai i realizoi me sukses. Ne skenën e teatrit “Zihni Sako” të Gjirokastrës ai luajti me dhjetra role ndër të cilët ne do të veconim:

“Fundi i botës” -Alcibadi, “Për pak tokë dhe një grua” -Bujtesi, “Erashka” –Baroni Cedrit,
“Pyesni malet”-Elmazi, “Fundi I sinorëve” -Ndoni, “Njeriu me top”-Xhabiri, “Shqetësimet e anës” –
Aleksi, “Ndeshja”-Asllani, “Pabesia”-Dania, “Këngë djepi e shtirur”-Rouri, “I pa djallëzuari”-
Caparas, “Ishte kohë lufte”-Rustemi, “Burrat e lirisë” – Çerciz Topulli “Beselam pse më flijojnë”-
Molosi, “Qyteti I akuzuar”-Poeti, “Një letër e humbur”, “Zani Partizani” -Komandanti, “Shtrengate ne
mal”-Aleksandri, “Ishte kohe lufte’1974-Rustemi

“Rrenjet”-Fshatari, “Ishte kohe lufte”1986-Azisi, “Kerkoj shtepine time”-Besimi, “Njeriu me top”-
Xhabiri, “Duke u gdhire viti 1945”- Ndoni, “Udha e Zanalineve”- Korespodenti, “Djem te mbare”-
Demiri, “Operacioni”- Grori, “Aeroporti”- Milici, “Dashuri e vertete”- Mentori, “Perballe vetes”- Delo
Sinani, “Kjo nuk duhet harruar”- Xhaferi, “Ne ngjitje” – Marku, “Kufiri I gjakut”- Fejzo
Gravicia, “Shtepia me dy porta”- Braho, “Mbroj te verteten”- Aureli, “Liri a vdekje ”Koncert i fjales
artistike “Shqiptaret kane gjunje por nuk dorezohen”.

Një kontribut po kaq të vyer Fane Bita rregjistroi edhe në kinematografinë shqiptare. Ai interpretoi ne
dhjetra filma artistikë si: “Ata ishin katër” (1977) Komisari. “Shtërngata në mal” (1979)
Aleksandri, “Liri a vdekje” (1979) Hito Lekdushi, “Goditja” (1980) Astriti, “Agimet e stinës së madhe”
(1981) Sulo Abazi, “Dita e parë e emrimit” (1981) Gjika, “Vendimi” (1984) Isai, “Bardhësi” (1986)
Mjeku.

Theofan Bita eshte emeruar prane Estrades-Teater te qytetit ne vitin 1973 dhe ka dhene kontributin e
tij deri ne vitin 1991. Pikerisht ne kete vit ai eshte emeruar edhe drejtor i Teatrit “Zini Sako”.

Avatar

Na Ishte Dikur

Top Img back to top