Fletë Rrufe – Tregim nga Ilir Kadia

Fletë Rrufe – Tregim nga Ilir Kadia

Fletë Rrufe!

Do kem qënë në klasë të tretë fillore kur ju qepa gjithë kërshëri leximit të fletë-rrufeve si tani statuseve në fb.I lexoja ato në tabelën e shkollës,të lagjes dhe deri ato në mesin e Tiranës tek sheshi taksive ngjit me sheshin “Skënderbej”!

Më pëlqenin më shumë ato me shkronja shtypi dhe të gjata çarçaf!Dhe sidomos ato të nënshkruara nga “Kolektivi Punonjës…” që priste përgjigje deri në skaj datë dhe përshendeste revolucionarisht!Aty tek sheshi hipja sipër bordurës të shihja më mirë por në fakt pëlqeja kur mbrapa meje dëgjoja lutje të largoja pak kokën se i pengoja leximin.

Ëndërroja të vija edhe unë fletë-rrufenë time të madhe sa një balonë tabake por kisha frikë se do më dilnin gërmat shtrembër!Fletë rrufenë t’ime se vija dot por emrin tim në fletë-rrufenë që lexohej më shumë pse jo?! Dhe kështu bëra!E mpreha mirë majën e lapsit kinez kuq e blu dhe drejt tek sheshi “Skënderbej”!

Hipa mbi bordurë dhe plot guxim shkrova emrin tim me gërma kapitale sipër “Kolektivit punonjës…” ILIR KADIA “Përshëndetje Revolucionare!”
Pastaj vrap në shtëpi duke pritur babanë të vinte nga puna! Kur trokiti dera me gjoksin para shkova ja hapa.

Babai më ledhatoj kokën e më tha se po të ishte mësues do më kish vënë katër në bukurshkrim! Unë u skuqa me siguri se i ndjeva veshët të nxehtë!
Të nesërmen sa iku babai në punë shkova e bleva një gomë të madhe tek Xhuli, i hipa autobuzit të Bankës e drejt tek sheshi i Fletë Rrufeve!

Por emri im nuk ish! Babai e kish fshirë që sa e kish parë!/Na Ishte Dikur

Top Img back to top