Emigrantët e parë shqiptarë në SHBA u përpoqën të integrohen në shoqërinë amerikane, por duke ruajtur traditat kulturore e zakonore me të mira nga vendi i tyre.
Këtë e demonstrojnë edhe elementet e organizimit të kësaj ceremonie martesore në vitin 1920.
Në foton kortezi e ambasadës shqiptare në SHBA çifti i familjes Steffon, brezi i parë që kanë emigruar në SHBA, gjatë kurorëzimit të martesës së tyre në 12 shtator 1920.
Pjesë e kësaj ceremonie kanë qenë anëtarë të komunitetit shqiptaro-amerikan në Uorçester, të ftuar nëpërmjet ftesës në foto./Diaspora Shqiptare