Foto tregon për një nga historitë më të bukura dhe prekëse që kam dëgjuar!

Kjo foto tregon për një nga historitë më të bukura dhe prekëse që kam dëgjuar!

Eshtë bërë në Damask më 1899. Njeriu shtatvogël dhe i paralizuar që sheh nga ne, quhet Samir. Eshtë i krishterë dhe që të dalë nga shtëpia mund të mbështetet vetëm te miku i tij që e mban në kurriz.

Ai quhet Muhamed dhe është i verbër. Që të lëvizë nëpër qytet, ky mund të mbështetet vetëm te Samiri, që e orienton nëpër rrugë.

Të dy ishin jetimë dhe banonin në të njëjtën dhomë. Samiri ishte hakawati (rrëfyes historish) dhe tregonte përrallat e “Një mijë e një netëve” për klientët e një kafeje në Damask.

Muhamedi nga ana e tij shiste petulla para kafesë dhe kënaqej duke dëgjuar historitë e mikut të tij.

Kur Samiri vdiq, miku i tij u mbyll në dhomë. Qau një jave rresht dhe vdiq.

Nga ana ime të këtë histori të jashtëzakonshme e shoh si metaforë të ndërvarësisë së njerëzimit.

Hapesire e Sponsorizuar

(Huazuar nga Dashnor Kokonozi)