Frederik Rreshpja – “Përgjithmonë”

Poezi nga Frederik Rreshpja

Në asnjë dorë të botës nuk më zë gjumi
Isha mësuar me kokën në duar e tua.

E ke ditur që kam diçka nga deti
Breg më breg dhe gjumi s’më zë…

Ah, isha mësuar me kokën në duart e tua
Tani dhe brigjet më gjumi s’i zë.

Frederik Rreshpja, portret nga Aleksandër Vreko

*Titulli i origjinalit:”Përgjithmonë“/ObserverKult

Top Img back to top