Aktori Gëzim Rudi feston 62 vjetorin e lindjes, i urojmë nga zemra “Gëzuar Ditëlindjen”
Gezim Rudi (1961). Aktor. Lindi ne Tirane, me 28 mars. Pas mbarimit te Institutit te Larte te Arteve*,
dega e drames, filloi pune si aktor ne Teatrin Popullor*, me 1985. Ne shfaqjet: Prometeu, Monserati, Mesuesi i letersise, Furrnalta, Romeo dhe Zhuljeta, Dasme gjaku, Valle vdekjeje Pallati 176 etj
Ka luajtur role protagonistesh dhe kryesore. Ne dramen Quo Vadis te Serafin Fankos* luajti me
ndjenje dhe tension te brendshem psikologjik rolin e dhendrit, duke krijuar nje baraspeshim midis
kaheve kundervenese, dyzimeve dhe brerjeve shpirterore: tundimi ndaj krimit te paragjykuar si
vetedije destruktive e nxitur nga kanuni dhe pendesa me kthjellesine e fituar ndaj absurdit te vrasjes
se kryer si gjakmarrje.
Shume here ai ka misheruar figura djelmoshash te dashuruar, gazmore e shpotites, te rinj militante
qe vetemohohen per ideale sublime apo norma morale te ngulura, njerez me cilesi te rralla e virtyte,
ose edhe tipa te ndrojtur qe fshehin pas qetesise dhe mefshtesise se tyre brenga te pashprehura, te
cilat i kane munduar per nje kohe te gjate.
Ka luajtur edhe ne disa filma (nder to: Hetimi vazhdon, Bardhe e zi, Te mos heshtesh, Te shoh ne sy,
Nje dite nga nje jete etj.). U dallua me rolin e Fredit te Hije qe mbeten pas, 1985; Kledi te Muri i
gjalle, 1989. Aktrimi i tij bie ne sy per paraqitjen e hirshme skenike, vetepermbajtjen, vrullimin
psikologjik ne caste kulmore te foluren e qarte.
Kinematografia
– Lindje, perëndim, lindje 2008
– Njerëz dhe Fate 2002-2003
– Tirana viti 0 2001
– Një ditë nga një jetë 1993
– E diela e fundit 1993
– Bardhë e zi 1990
– Muri i gjallë 1989
– Hetimi vazhdon 1988
– Të shoh në sy 1986 (shoku i Gjergjit)
– Të mos heshtësh 1985
– Hijet që mbetën pas 1985 (Fredi)
– Pallati 176 1985, teatër-komedi (Fredi)
– Tre njerëz me guna 1985
– Vendimi- 1984