Gina Lollobrigida – yll i kinemasë, skulptore e talentuar

Nga: Armida Laçej, skulptore

Me një bukuri rrëzëllitëse, kjo artiste e madhe Gina Lollobrigida me një delikatese dhe feminilitet të jashtëzakonshëm gëzoi botën që në fillimet e karrierës së saj. Në atë karrierë të gjatë të jetës së saj ku talenti dhe bukuria në drejtim të kinematografisë i dhanë asaj një famë të pazëvendësueshme. Thjeshtësia, karakteri dhe bukuria e saj deri në një mister e bënë atë një divë të kinematografisë evropiane, por edhe botërore. Ajo eksploroi në disa fusha, në fotografi, aktrim, politikë dhe në skulpturë.

Sytë dhe shikimi i saj rrëzëllitës, shikim që të tundonte, buzëqeshja e saj që shkrinte edhe akullin, e bënë atë një ikonë që ngrinte peshë zemrat e mijëra e mijëra spektatoreve anë e kënd botes. E gjithë jeta e saj ish një triumf i suksesit, i bukurisë, ndjeshmërisë, delikatesës së saj të rralle e të papërsëritshme.

Le te ndalemi në një sferë tjetër të krijimtarisë së saj, në skulpture. Pasioni i saj i lindur ishte ndjeshmëria e rrallë, talenti, pasqyrimi i figurave në format të cilat artikuloheshin në hapësirë, ndaj që në rininë e saj u diplomua në Akademinë e Arteve te Bukura. Por, bukuria e saj e rrallë, bukuri që zbuste dhe hekurin dhe talenti i jashtëzakonshëm, e drejtuan atë në drejtim të shprehjes së kinemasë, duke e bërë aktoren më të njohur e më të bukurën e botës. Mbas një karriere të gjatë me triumfin e saj në kinematografi, ajo iu kthye përsëri dashurisë së saj të parë, skulpturës. Një figurë e tille poliedrike me një bukuri të rralle i hyri drejtimit të modelimit në skulpturë, detyrë plot pasion, sakrificë dhe sfida.

Në galerinë e saj të skulpturës, ishin me dhjetëra skulptura me madhësi natyrale në bronz e në baltë. Sidoqoftë, dashuria e jashtëzakonshme për kinemanë ish burim i frymëzimit për personazhet e ndryshme në skulpturë.

Skulptura ishte një pasqyrë e artit magjik të Gina-s, në të cilat heroinat e bukura përjetë, luhen nga Lollobrigida në filmat, Esmeralda, Mbretëresha e Shebës, Paulina borgjeze etj.

Monumenti i Esmeraldës i punuar nga Gina Lollobrigida në vitin 2000 u paraqit në Pietrasanta (Toskanë). Afër Pietrasantës (gur i shenjte) ndodhej një gurore e cila prodhonte mermerin e famshëm. Statusorio Pietrasanta ishte studio ku gjendeshin punimet e skulptores Lollobrigida. E, ekspozitat personale të skulpturave të saj kanë zënë vend në Venecia, Paris, duke pasur shumë sukses. Ajo ishte pjesëtare nderi e Akademisë së Arteve Italiane, Ruse dhe Franceze. Me kompozimin e saj të skulpturës “Me jetën se bashku”, Gina Lollobrigides iu vendos në Moske në vitin 2003 në Muzeun Shtetëror Pushkin të Arteve të Bukura. Ekspozita kishte punime të ndryshme në hapjen e festivalit të filmit në Moske, ku prezantonin 38 skulptorë në bronz dhe mermer nga figurimet plastike në kompozicionet monumentale. Kompozimi “Paqe e fëmijëve” u ekspozua në hyrje të muzeut.

Drejtori i Muzeut Pushkin, Irina Antonova, në një konference shtypi para hapjes së ekspozitës u shpreh: Skulptura e Gina Lollobrigidas nuk është hobi i një ylli të famshëm filmi, nuk është aspak me detaje amatoreske, por një skulpture e një profesionisteje të talentuar, e talentuar në dy arte, në artin plastik dhe në artin e kinemasë.

Hapesire e Sponsorizuar

Sidoqoftë, aktorja u shpreh ne konferencën për shtyp se nuk ka bërë sa duhet ne kinema; më pak se ajo do të donte; kinemaja është art i varur, regjisori, skenaristi, por në skulpture – vetëm unë, duart e mia dhe gjithçka që unë dua … unë shpreh gjithçka pa pyetur asnjë njeri.

Përpara, te kthimi i artit të rinisë, skulptorja Gina Lollobrigida provoi dhe një zhanër tjetër të arteve pamore, fotografinë. Rezultati ishte pesë albume, ku u vlerësua me çmime prestigjioze.

Vetëm në fillimin e viteve 1990 ajo pothuajse e la kinemanë, fotografinë dhe u angazhua tërësisht në skulpturë që kërkon angazhim fizik, vullnet dhe pasion ndonëse la tashme kinematografinë dhe iu drejtua formës e volumit plastik në baltë, bronz, etj., të cilat u bënë dashuria që e ndoqi gjatë gjithë jetës, përjetësimi i figurave dhe dashuria pasionante për materialin e skulpturës.

Në veprat e saj vërehet një konfidencë me materialin dhe modelin ku vihet re jo vetëm pasuria artistike e idesë, por dhe pasuria emocionale si një konfirmim i teknikës së të menduarit në materialin e baltës.

Skulpturat e saj të emocionojnë që në shikimin e parë të veprës, ku dallohet harmonia, profesionalizmi, temperamenti, intelekti në dhënien e idesë, të modelimit, individualizmit të saj artistik.

Punët e saj tregojnë një eksperiencë të thelle me modelin, idetë artistike që ajo zgjedh dhe ballafaqimin me publikun në idetë artistike që ajo zgjedh. Shpesh në veprat e saj vihen re nuanca dinamike, midis detajeve, por gjithmonë në shërbim të një emocioni të thellë, ku spikat pasioni i skulptores me një potencial të intuitës së pasur të saj. Në detajet, që modelon artistja me një intensitet emocional, të vijnë me një shprehje të bukur artistike.

Vetë në figura, që modelon artistja, format kanë karakterin e nënvizimin e një melodie, ngjyre, të japin një imagjinate të intelektit dhe intuitës në modelimin ndërmjet kontrasteve grafike të formave.

Si në të gjithë krijimtarinë, nëpërmjet kompozicioneve të ndryshme autorja shpreh një tendencë dhe realizim të kërkimit të gjuhës së mendimit racional e modernist të ideve të shprehjes së saj.

Veprën e paraqitur në ekspozitën e festivalit të filmit në Moskë, “Me jetën së bashku”, dallohet si vepër e modeluar me një harmoni me nota elegante, duke qenë e kujdesshme në nënvizimet me kontraste të qeta, zhvillimi i ndjeshëm i formës shënojnë një kontrast grafik, që përkthehet ne emocion, kontrast nga forma ne formë.

Autorja Gina Lollobrigida i dha veprave ngrohtësi dhe bukuri të kontrastit që i shpreh në idetë artistike, që japin veprat e saj. Në punimet ne atelienë e saj, ndjehet frymëzimi dhe modelimi me imagjinatë me intuite artistike në forme delikate dhe herë-herë të fuqishme ku manifestohet dhe teknika e lartë e modelimit, që ish fshehur aq thellë, që nga vitet e studimit në Akademinë e Arteve.

Drita e gëzueshme në modelimin e formave, që japin jo vetëm emocion por edhe një modelim të një intuite inteligjente e cila i përshkruhet spektatorit sapo e sodit.

E lindur në një vend ku merr frymë arti, artistja e madhe e skulpturës me një gjuhe melodioze, sjell bukurinë e formës, ku ndjehet emocioni. Me një stilizim të formës autorja të jep një atmosfere magjike të saj. Ekspresioni i ideve te skulpturave të saj me një koncept të ri krijues të kohës dhe shprehja e një gjuhe të veçantë të formës krijon menjëherë një komunikim me publikun.

Në vitet e një pjekurie profesionale, mbase kjo ishte dashuria e parë, por ishte lëne fshehur në shpirtin e saj, ndaj më vone u shfaq me gjuhë tepër te veçantë.

Emocioni i ngrohtë i modelimit të saj, thellësia e mendimit me një orientim nga intuita dhe pasioni e çuan në formimin e një individualiteti artistik nëpërmjet gjuhës se shprehjes së saj. Bashkëpunimi dhe me autorë të ndryshëm si me Bolero etj., i dhanë asaj një eksperience, profesionalizëm, qartësi ne modelimin e formës dhe një ndjeshmëri melodike, një modelim të një teknike moderne.

Skulptorja krijon një obstraksion magjik dhe emocion të veçantë me spektatorin, që bie që në kontakt të parë me veprën. Tërë veprat e saj skulpturore, shprehin ndjeshmërinë melodike, ekspresion të ideve, emocion të ngrohtë të modelimit ndërmjet orientimit të intuitës, pasionit dhe individualitetit të saj të madh artistik.

Një engjëll, një yll rrëzëllites shkëlqen në qiell me triumfin e saj të plotë.

Sytë magjikë që të thonë: Jeta është shume e bukur, ndaj shijojeni dhe zbukurojeni si unë, pse unë gjithmonë do të shkëlqej për ju …si një divë. /Gazeta “ExLibris”/

Gina Lollobrigida pranë skulpturave të saj