Gjërat që kanë mbetur ende pa thënë për figurën e babait të saj – Flet e bija

Ai është një emblemë e poezisë tonë, një personalitet që i dha aq shumë letrave shqipe, por nuk mori sa duhej në këmbim.

Lasgush Poradeci është pa dyshim një prej emrave që ka ngjallur debat ndër vite, për poetin brilant por edhe për faktin që krijimtaria e tij nuk u pozicionua si duhej.

Sot, figura e tij komplekse kujtohet me admirimin e munguar ndër vite por edhe me krenarinë për një emër që dha aq shumë me përulësi të madhe. E bija e tij, Marie Gusho erdhi në “Esencë’ për një rrëfim të veçantë për gjërat që kanë mbetur ende pa thënë dhe për figurën e babait të saj me të cilin ajo ishte shumë e lidhur.

Ndërsa kthehet pas në kujtime, rrëfimin e nis me historinë e dashurisë së dy prindërve të saj dhe magjisë së letër këmbimeve të tyre.

Një ditar që ai mbante në gjuhën gjermane, mes shumë gjuhëve që njihte, për të mos u kuptuar nga të tjerët. Një marrëdhënie e fortë që ekzistoi mes tij dhe qenit të dashur Cucit.

Ishte një moment kur ai ndaloi përgjithnjë së shkruari, por krijimtaria e tij që familja e solli nga Pogradeci në kushte shumë të vështira sot ruhet në arkivin e shtetit.

E bija thotë se sa herë flet për të atin, nuk i duket se e bën mjaftueshëm dhe ka ende diçka më shumë për të thënë gjithnjë.

Por ky rrëfim ishte një dëshmi emocionale e një vajze që të atin e kishte idhull dhe njëherësh duhet të mësohej të jetojë me prindin dhe poetin, dy dimensione tek një njeri që e bën eksperiencën e jetës dhe emocionet të përveçme./reporttv

Hapesire e Sponsorizuar

Rrëfimin mund ta shikoni duke klikuar në videon e mëposhtme: