Më 18 mars 1915 lindi aktori i paharruar Gjon Karma (1915-1994), e kujtojmë me nderim e respekt

Më 15 mars 1915 lindi aktori i paharruar Gjon Karma (1915-1994), e kujtojmë me nderim e respekt

Gjon Karma filloi aktivitetin artistik në vitin 1932 në Shkodër, me shoqërinë “Bogdani”. Më 1945 vjen aktor në Teatrin Popullor, ku ka interpretuar mbi 80 role në karrierën e tij artistike, duke filluar nga pjesa “Gjido”, në rolin e Pjetrushit. Ishte mjeshtër për sa i përket roleve të karakterit.

Ai ishte i prerë për role të vegjël, dhe është cilësuar si “aktori i madh i roleve të vegjël”. Disa nga rolet e interpretuar ne Teatrin Popullor janë: Babçinskij tek “Revizori”, Orgoni tek “Tartufi”, Vurko tek “Pas vdekjes”, Moni tek “Prefekti”, Polloni tek “Hamleti”, Falstafi tek “Gratë gazmore të Uindsorit”, Lui Gui, etj.

Ka interpretuar me sukses disa role në filmin artistik.

Doli në pension në 1976, por për 15 vjet rresht punoi pranë arkivit të teatrit, duke bërë një punë të mrekullueshme. Ka marrë disa çmime e urdhra.

Çmimet
Mbante titullin “Artist i Merituar”.

Hapesire e Sponsorizuar

Filmografia
Një djalë edhe një vajzë – (1990)
Vendimi (1984)… Miço Falli
Një natë pa dritë – (1981)…N/Prefekti
Çeta e vogël – (1979)…Bib Kuka

Koncert në vitin 1936 – (1978)…Kryetari i Bashkisë, Zoti Xhevo
Kur hidheshin themelet – (1978)
Vajzat me kordele të kuqe – (1978) Miku i shtëpisë
Ndërgjegja – (1972)…Xha Veliu
Përse bie kjo daulle – (1969) Llogaritari

Toka jonë – (1964)…Simoni
Debatik – (1961)… Jorgo
Tana- 1958…..Portieri