Hymn për Osman Kazazin – Vargjet shkruar nga bashkëvuajtësi i tij

Hymn për Osman Kazazin

Sot në ditën e #poezisë…

Vargjet shkruar nga bashkëvuajtësi i tij Hysen Haxhija për Osman Kazazin

Njeri linde, hero mbete.
Promete ç’qenë para teje?
Drite i more një komete.
Sytë ia fale një rrufeje

Në legjendë i ktheve vitet .
Le një burg, e zë një tjetër
Sepse burri s’qurravitet
Se vesh turpin si një setër.

Ike Lal siç duhej ikur
Si një lis kur i mbush vitet .
Këtu jeta ngjan e fikur
Të ngurosur ngjajnë dhe mitet

S`pate fat të kesh fëmijë.
Unë këtë kohës nuk ia fal .
Po ti mbete për të gjithë
Prindi ynë më ideal

( në foto Osman Kazazi me Presidentin Rugova)

Lindi në vitin 1917
Në shtator 1939 regjistrohet në universitetin “La Sapienza” në Romë, dega farmaci, ku studioi për tre vite.

Dënuar nga regjimi komunist me 35 vite burg.

U dekorua me medaljen e artë “Pishtari i Demokracisë” nga presidenti i Republikës z.Sali Berisha në vitin 1992. Në vitin 1997 dekorohet me titullin “Qytetar Nderi i Shkodrës” nga Këshilli Bashkiak i këtij qyteti. Këshilli Bashkiak i Tiranës i jep titullin “Qytetar Nderi i Tiranës” në vitin 1998. Dekorohet nga Vatikani me medaljen e artë “Joannes PP II “. Dekorohet nga Republika e Iranit.

Dekorohet ”Për Merita në Sherbim te Njerëzve” nga qyteti i Veronës Itali. U nda nga jeta me 03.03.1999.

Avatar

Na Ishte Dikur

Top Img back to top