Hyri në det për të shpëtuar një fëmijë, humb jetën tragjikisht shqiptari në SHBA

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku një shqiptar nga Kosova ka humbur jetën në përpjekje për të shpëtuar një fëmijë nga mbytja në det.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme kur shqiptari, Adem Qorri i cili jetonte me familjen e tij në Florida hyri në det për të shpëtuar një fëmijë i cili po mbytej por fatkeqësisht humbi jetën.

Lajmi u bë i ditur nga familjarët e tij të cilët, shprehën pikëllimin për ndarjen e parakohshme nga jeta të Adem Qorrit.

“Me pikëllim të madh morëm lajmin për vdekjen tënde në Amerikën e largët! Të vdesësh duke shpëtuar jetë është vdekje fisnike! Do të mbetesh i pavdekshëm! Për herë në zemrat tona, Adem Halim Qorri”, ka shkruar një familjar i Ademit./DiasporaShqiptare.al/