I dënuar gabimisht, shpallet i pafajshëm pas 48 vitesh burg

Gjyqtarja e Gjykatës së Qarkut në Oklahoma, Amy Palumbo vendosi se 71-vjeçari Glynn Simmons, i cili kaloi 48 vjet, 1 muaj e 18 ditë burg për akuzat e vrasjes dhe u lirua nga prokurorët pas aplikimit të avokatëve të tij, nuk ishte fajtor.

Duke vlerësuar kundërshtimin e bërë nga avokatët e Simmons-it ndaj gjykatës pas lirimit të tij, Palumbo në vendimin e saj tha se, gjykata ka gjetur prova të qarta dhe bindëse se Simmons nuk e ka kryer krimin për të cilin është dënuar.

Glynn Simmons u dënua me vdekje në vitin 1975 për një incident vrasjeje së bashku me një person të quajtur Don Roberts në Luiziana në vitin 1974, ndërsa dënimi më vonë u ndryshua në burgim të përjetshëm.

Sipas mediave të huaja, Roberts u lirua me kusht në vitin 2008 ndërsa Simmons u lirua në korrik pasi prokurorët e gjetën atë të pafajshëm. Simmons hyri në histori si i burgosuri që ka qëndruar më gjatë në burg “pafajësisht” në SHBA.

Hapesire e Sponsorizuar