I mbajtën eshtrat e prindërve në shtëpi për vite me radhë, historia e trishtë e 4 vëllezërve Petrela

Emisioni “Opinion” u ndal këtë të mërkurë në Tepelenë, fillimisht në kalanë e Ali Pashë Tepelenës e më pas në kampin famëkeq komunist të internimit.

Pikërisht në këtë vend, kryetarja e Autoritetit të Dosjeve, Gentiana Sula përcolli disa detaje rrëqethëse për kushtet çnjerëzore në të cilat mbaheshin këta njerëz, por jo vetëm.

Sula tregoi edhe historinë e 4 vëllezërve Petrela, prindërit e të cilëve vdiqën të dy në aksident teksa transportoheshin nga burgu i Beratit për në kampin e Tepelenës.

Gentiana Sula: Kjo është familja, 4 vëllezërit e familjes Petrela. Janë nipërit e Seit Petrelës, nipit të Abaz Kupit. 2 prindërit e tyre me kamionët që kanë ardhur nga Berati, kanë ardhur 39 kamionë që i sollën nga burgu i Beratit, kamioni rrëzohet dhe të dy prindërit vdesin.

4 fëmijët mbesin jetimë. Historia vazhdon se prindërit varrosen në një varr të pa shënuar aty në buzë të Këlcyrës dhe shpallen të vdekur vetëm në vitin 91.

Ndërkohë, kur hapen tokat e reja traktoristi i gjeti eshtrat. Gjeti familjen, erdhi në Tiranë i tha hajdeni se i keni. Vijnë, atëherë ishte kundër ligjeve të kohës, ishte antisocialiste ta bënin këtë.

-Në cilin vit?

Gentiana Sula: Gjatë komunizmit. Vijnë të katërt, i zhvarrosin në fshehtësi nënën dhe babain, dhe i mbajnë në shtëpi me vite, derisa më në fund një varrmihës i qytetit të Tiranës, në mënyrë klandesine i varros dhe ata e dinin se ku ishte, por varri ishte pa shënim./tvklan.al

Hapesire e Sponsorizuar