Për premierën botërore, 15 vjet që nga paraqitja e tij e fundit

Për premierën botërore, 15 vjet që nga paraqitja e tij e fundit

Indiana Jones do të kthehet në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Kanë 15 vjet që nga paraqitja e tij e fundit, njoftuan organizatorët e vitrinës së kinemasë.

“Indiana Jones and the Dial of Destiny”, me Harrison Ford në rolin kryesor, do të ketë premierën botërore në Kanë më 18 Maj, bëhet me dije përmes një deklarate të festivalit. Filmi i fundit Indiana Jones, pjesa e katërt në serinë e filmave, “Indiana Jones and the Kingdom of the Crystal Skull”,u shfaq premierë në qytetin e Rivierës Franceze më 18 Maj 2008.

Festivali do të nderojë gjithashtu karrierën e 80-vjeçarit Ford, thanë organizatorët.

“Indiana Jones and the Dial of Destiny” është drejtuar nga James Mangold, titujt e mëparshëm të të cilit përfshijnë “Girl, Interrupted” (1998), “Ëalk the Line” (2005), “3:10 to Yuma” (2007), “Logan ” (2017) dhe “Ford v Ferrari” (2019), i njohur gjithashtu si “Le Mans ’66”.

Filmi ribashkon Fordin me “Raiders of the Lost Ark” dhe “Indiana Jones and the Last Crusade”. Pas debutimit të tij në Kanë, “Indiana Jones and the Dial of Destiny” do të nisë shfaqjen e tij kinematografike globale më 28 Qershor.

Klan News

Top Img back to top