Inxhinierja shqiptare që ndërton autostrada në Australi

Rezarta Rushitaj jeton në Australi prej 20 vitesh dhe sot merr pjesë në ndërtimet më të rëndësishme të vendit të largët.

Ajo është larguar nga Shqipëria në moshën 13 vjeçare ndërsa sot është një nga inxhinieret më të suksesshme të Australisë.

Në 10 vitet e fundit të karrierës së saj, Rezarta ka mbajtur role teknike në disa projekte të mëdha të infrastrukturës publike.

Sot është drejtuese e projektit të autostradave për Australinë dhe Zelandën e Re.

Përveç realizimit të projekteve të mëdha rrugore, Rezarta është një avokate e madhe për kulturën në vendin e punës, përgjegjësinë sociale dhe diversitetin.

Ajo është Ambasadore e Agjencisë për Barazi Gjinore në Vendin e Punës si pjesë e “punës së grave” të Qeverisë Australiane.

Rezarta është një kontribuese aktive në iniciativat e udhëhequra nga studentët si Mentore e industrisë dhe në vitin 2020 shpallet Fituese e Çmimit të Karrierës, Pasionit dhe Ndjekjes së Rrugëve në Australi./Diaspora Shqiptare

Top Img back to top