Iraniani që theu rekordin Guinness me talentin e tij të pazakontë

Një burrë iranian theu rekordin Guinness duke balancuar 88 lugë në vende të ndryshme në trupin e tij.

Abolfazl Saber Mokhtari, 51-vjeça, theu rekordin e tij të vitit 2021, ku asokohe e kishte bërë këtë me 85 lugë, transmeton Telegrafi.

Mokhatari tha për Guinness vendosi të thyente rekordin për ngjitjen e lugëve në trupin e tij pasi gjatë tërë jetës së tij kishte bërë manovra të tilla në lëkurën e tij.

“E zbulova aksidentalisht këtë talent timin kur isha fëmijë”, tha ai për Guinness. /Telegrafi/

Hapesire e Sponsorizuar