“Jam këtu dhe jam kaluar, asnjëherë nuk jam martuar” – Spartak Ngjela si poet

Spartak Ngjela nuk është vetëm politikan e avokat, por së fundmi ai është shfaqur edhe si poet.

Ngjela ka bërë një poezi me titullin “Jam këtu”, që e ka publikuar në rrjetet sociale.

Poezia

Jam këtu dhe jam atje

S’jam askund se jam i ve

Jam këtu dhe jam kaluar

Ad

Asnjëherë nuk jam martuar

Jam këtu, gjithçka në vijë

Bashk’ me gruan e me fëmijë

Jam këtu dhe mendje ngritur

Kam para por s’jam i ditur

Jam këtu dhe i uritur

Dua të vjedh për t’u ngritur

Jam këtu dhe jam i pasur

Por pushtet ende s’kam hasur

Jam këtu me plot pushtet

Por, lumturia vaj medet

Jam këtu i fyer, i lënduar

Po marr kitarë për të kënduar

Jam tiran, tiran i dëndur

Por së brendshmi jam i trembur

Jam këtu, kërkoj liri

Por së brendshmi ndiej bezdi

Jam këtu, kudo kam vjedhur

Por së brendshmi jam i tredhur

Jam këtu, kudo kam vrarë

Por në mendje jam i marrë

Jam këtu krejt i rënë

Guaja sot më ka lënë

Jam këtu krejt i papunë

S’ka problem do lyp dhe unë

Jam këtu…/Gazeta Tema

Avatar

Na Ishte Dikur

Top Img back to top