“Jeta e trishtuar e Benny Hill”

“Jeta e trishtuar e Benny Hill”

I pasigurt dhe koprrac, nuk i pëlqente grave. Shumica mund ta kujtojnë Benny Hill për humorin e tij, por në jetën reale ishte një njeri mbushur me pasiguri. Ben Hill duket se kishte vetëvlerësim të ulët dhe i kishte fiksim paratë. Në librin e tij, gazetari Craig Bennett, “True Confessions of a Shameless Gossip, kujton të fliste me një nga njerëzit më të afërt të aktorit, me Sarah Kebb. Sipas Kebb, Ben Hill i rrëfente si ndihej që nuk e dashuronin dhe dëshironin gratë.

Dhe, edhe pse “Benny Hill Show” vlente miliona, Ben Hill ishte shumë koprrac dhe nuk harxhonte. Ishte aq koprrac sa vishte të njëjtat rroba, derisa të vjetëroheshin dhe këpucët derisa të griseshin. Në fakt, psoniste ushqime vetë kur kishte zbritje dhe preferonte të ecte deri në BBC sesa të paguante taksi.

Brenda planeve të tij, natyrisht, nuk ishte blerja e një makine apo një shtëpie, pasi ishte shpenzim i madh. Preferonte të merrte me qira apartamente dhe fillimisht qëndroi në një apartament të bollshëm në Queensgate, Londër deri në vitin 1986, dhe më pas në një apartament të vogël në Tudington, në një distancë të shkurtër nga studiot e televizionit Thames, ku xhirohej emisioni i tij.

I vetmi luks që i lejonte vetes ishin udhëtet: Vizitonte shpesh Marsejën. Show i Benny Hill shkrujti historinë e tij. Shakaja më e zakonshme ishte skena para fundit të episodit, ku anëtarë të ndryshme të kastit, si dhe gra me pak rroba mbi trup, ndiqnin Benny Hill, gjithnjë me veshjen muzikore të Yakety Sax. Kur shefat e stacionit ndërpresë shfaqjen, Benny Hill u rrënua.

Ish drejtori i programit të argëtimit të televizionit Thames John Howard Davies, tha se duhej të ndërpriste përgjithmonë transmetimin e emisionit të tij në vitin 1989 për tre arsye: “Shikushmëria po binte, shfaqja kushtonte shumë para, dhe Hill dukej i lodhur”. Ben Hill u bë keq. Në Shkurt 1992, mjekët i rekomanduan që të humbiste peshë dhe të shtrohej për operacion zemre.

Ben Hill kundërshtoi propozimin dhe një javë më vonë shfaqi dështim të veshkave. Më 20 Prill 1992, komediani ndërroi jetë në moshën 68 vjeç. Ironia është se ditën kur vdiq kishte arritur një kontratë e re nga Central Independent Television. K.E – Kalendari Enciklopedik Shqipëtar

Avatar

Na Ishte Dikur

Top Img back to top