Justina Aliaj kujton Festivalin e 11-të: Na prenë në besë, isha vetëm 20-vjeçe

Festivali i 11-të në Radio Televizionin Shqiptar vijon të komentohet edhe pas kaq shumë vitesh. Kjo pasi ky festival u dënua nga udhëheqësi i asokohëshëm i Shqipërisë si një festival që përhapte kulturën borgjeze, në kundërshtim me parimet shtetërore.

Si pasojë, shumë nga organizatorët dhe pjesëmarrësit u dënuan me burgime të gjata.

Një ndër këngëtaret pjesëmarrëse ishte dhe shkodrania Justina Aliaj. E ftuar në emisionin “Pas Mesnate”, ajo e ka konsideruar dramën më të madhe, pasi artistët i prenë në besë. Sipas Justinës, pas ushtrisë, ishte radha e festivalit të dënohej, ndonëse ai prodhonte vetëm gëzim te të gjithë.

“Festivali i 11-të ka qene drama më e madhe. E para, mendoj se u prem në besë. Këndoni, kënduam. Keni kënduar keq, dënoheni. Por, pse? Se isha 20-vjeç dhe çfarë helmi hodha.

Se kjo ishte akuza, i hodhët helm spektatorit. Por unë mendoj që neve na kishte ardhur radha siç ishte ushtria, ashtu edhe ky event i madh. Ne gëzonim tre muaj përpara që po bëjmë festivalin, atë gjetën. Ishte kënga ‘Në ekranin e televizorit’.

Sa qejf kam ta di, nuk e gjej dot atë gazetaren që thoshte: ‘Këngëtarja seç e bën zërin’. Po mua ashtu më vinte dhe më thoshin që kjo është më e huaj”, tha Aliaj./abcnews.al

Hapesire e Sponsorizuar