Kampioni i notit: Dëshiroja të studioja te Sportet, nuk më pranuan…

Gersi Troka, kampioni 21 vjeçar i notit me sindromën Down ka treguar dhe njëherë se dëshira e tij më e madhe është të futet në Universitetin e Sporteve për të studiuar, pork a hasur disa probleme.

Gersi: Unë kam hasur problematika te universiteti i sporteve. Doja të vazhdoja te Universtiteti i Sporteve, por aty hasëm disa probleme. E para nuk na thanë kuotat. Thanë që nuk kishin kuota. Pastaj aty na kërkuan edhe një test fizik, por unë nuk mund ta bëj këtë.

Ndërkohë nëna e 23-vjeçarit tha ne Euronews se problemi nuk është vetëm te kuotat, por autonomia e universitetit i lejon ata të luajnë një lloj ‘ping-pongu’ me Ministrinë e Arsimit.

“Problemi i autonomisë së universitetit i lejon ata të luajnë ping-pong me ministrinë e Arsimit, se ministria e arsimit thotë që është autonomia e universiteti, ndërsa universiteti thotë se është detyrë e ministrisë që të caktojë kuota për aftësinë e kufizuar intelektuale, sepse për aftësinë e kufizuar fizike ka kuota, por për aftësinë e kufizuar intelektuakle, jo”, tha ajo./Infoshqip.com

Hapesire e Sponsorizuar