“Kandi i lojnave i fminisë tonë” – Nga Ilir Seci

Nga Ilir Seci.

…Kandi i lojnave i fminisë tonë…ata që e kanë provue e dinë se për çka po flas…ky kand lojnash nuk blihej, nuk porositej në Amazon, nuk ishte prej kauçuku “Made in China”, jo, ishte aty ne arën para shpisë ne katund, në aren e mbjellun kollomoq,(misër), qe bahej kand lojnash mbasi ara korrej. Korrej Talla e kollomoqit e bahej çupa.

Tallë i kemi thanë asaj qe njihet si “kashtë misri”…por jo vetëm asaj, Tallë na në Malsi u kemi thanë barishteve te gjata dhe simbas nji etimologu rus, albanolog, kjo fjale e lashtë asht e nji rranje me fjalen anglisht “Tall” qe do me tha e “i/e gjatë”… asfare nuk po i hyj diskutimit per origjinen e fjales por kjo fjale bjen ne spikame nevojen e pasunimit te gjuhes te ashtequejtun “letrare shqipe” qe kongresi i drejtshkrimit te Partise në vend qe me e ba ujembledhes te tana prumjeve e pat kthye ne rezervuar rrethue me tela e roje kostallare, gardianë që vigjilojne edhe sot. Roje kostallare që rezervuarin e 72-it e lane me u ba moçal se ia prene lidhjen me burimet.

E tue kene se permendëm burimet me shkasë nga kjo foto me keto çupa kollomoqi, po me bien ndermend do terma qe kena ne Malsi ne kete lëmi, terma që edhe ma shume theksojne shterrnajën e rezervuarit te kostallareve. Ne Malsi na kena disa fjale nga zeja e bujkut qe percaktojne Kollomoqin…qe mungojne ne Fjalorin e Partise me vetem 40 mije fjale…Mungese qe shqipen e rezervuarit nxanun me digen e kostallartë, e shterngon me perdore togje ne vend te nji fjale te vetme…qe shembujt :

– “Per kollomoqin e njomë, gjuha e rezervuarit thote “Miser i njomë” kurse na kena fjalen “Shtalbak” ;
– “Per kollomoqin e qiruem, gjuha e rezervuarit thote “Miser i zhveshur” kurse na kena fjalen “Camak” ;
– “Per kollomoqin e krymbun e te ligsht gjuha e rezervuarit thote “miser i krimbur” kurse na kena fjalen “Galinxh” ;

Fjalë qe nuk kanë nevoje me mbrapashtue mbiemna e me ngathtësue të shprehunit, perkundrazi jane fjale qe zhdervillojne shprehjen…Tana pasuni leksikore autentike…fjale qe ka krijue bujku ne perditshmenine e vet…

– “Por po i lamë na tash kto fjalë” – si thote Oso Kuka ne “Lahutën e At Fishtes…Gjindja jane te knaqun me llucën e rezervuarit te shndrruem në moçal…Te kthehemi te çupi i tallës.

…E kundroj foton e me doket se po e shoh veten aty fmije strukun ne nji nga keto çupa kollomoqi ku na luejshim “shpiash” …secili grup nxinte nga nji shpi te veten nen çup dhe krijonim nji bote tonen…as e kishim idene se çfare metafizike ishte kjo me krijue hapesine mbrenda hapesine…hala s’kisha lexue per permasen e katert. Tue mos pasun lodra si fmia e sodit, na ne vend te lazdrimit zhvillonim fantazine se shpia e çupit te kollomoqit duhej ndreqe e pajise me tana çka i vuejne shpisë së robit…e tue mendue me pajise shpiat na nxinte nata e bahej shume vone.

Hapesire e Sponsorizuar

Prindja delnin me thirre – “Hajdeni more ne shpi se nuk u kena qite jashte jo!” …E thanshin me hajgare ate gja prindja se ato dite kur kollomoqi korrej e verehej qe te vjelat kishin me qene te mbara, ata nuk na ndalonin me luejte neper çupat e arës…bile me parandjenjen e fmijes e dallonim se atyne ua kish anda me na pa tue ngazllye ne are si harabela. Ishte gzimi i bukes se sigurueme para dimnit te rrebtë qe ishte mbas dere…shendi i fmijeve nëpër çupa ishte i perligjun…

…Kundroj këtë foto e perhumbem ne kujtime…kujtime te nji kohe kur na nxinte mesi i nates tue luejtë e shendue me motsanikë ne arën e korrun e bamë çupa…kohë kur prindet delnin me na thirrë sa here “Hajdeni more mbrenda me fjete se shkoi gjysa e nates” – krejt ndryshe nga Prindja e sodit kur i nxan gjysa e natës tue u thane fmijve “Shkoni more me fjete se u nxuni mesnata ne celular e playstation”… prindjes qe ua ngrys ftyren trishtimi ka e shohin fmijen te burgosun ne qeline dixhitale te celulareve e lojnave elektronike…”Delni more jashte njihere tu shohin dielli he moZomakeq per ju e per ne.”