Këngëtarja Justina Aliaj në një rrëfim ndryshe, pse ika nga Shqipëria e ’90-ës

Gazetarja Rudina Xhunga solli në emisionin Shqip, historinë e një ylli shkodran. Kjo është historia e Justina Aliajt, aktore dhe këngëtare e mirënjohur jo vetëm në Shkodër, por në gjithë Shqipërinë

Zonja Aliaj foli në studion e Shqipit për artin e saj të veçantë, luftën me shpirtin kur u infektua me Covid-19 dhe si u largua nga Shqipëria në 1990-ën se pa që asgjë nuk kishte ndryshuar nga rrëzimi i sistemit.

“Unë ika në 1990-ën. M’u dogj besimi. Sepse pashë disa gjëra që nuk i thosha dot dhe sot i shoh qartë siç i kam menduar.

Vetëm një herë që shkova në një zyrë trokita, pashë brenda një ish-komunist. E pyeta: “Ti je këtu?” “Po.”-më tha. “Ka ardhur demokracia?”- e pyeta. “Po.”- më tha sërish.

“Nuk e besoj.”- i thashë. Mbylla derën. Shkova në shtëpi dhe i thashë burrit: “Ne duhet të ikim.” Nuk mund t’i lejoja fëmijët të qëndronin në të njëjtën vorbull që u tiganisa unë.

Ne, 3 milionë shqiptarë jemi tiganisur në vaj të përcëlluar.”, tha artistja.

Hapesire e Sponsorizuar