Kujtojmë sot 101 vjetorin e lindjes të aktorit të madh Kadri Roshi. Nderim dhe respekt për figurën e tij!
Lindi më 4 janar 1924 në Ballsh të Mallakastrës, i biri i Maksut dhe Sabrie Roshit, me prejardhje nga Libohova. E ëma i vdiq kur ishte 2 vjeç dhe më pas kur ishte 12 vjeç i vdiq edhe i ati.
Përfundoi studimet e larta në Zagreb të Kroacisë. Ai, e filloi karrierën e tij si supler, pastaj si aktor në Teatrin Popullor në moshën 21-vjeçare duke qenë një ndër krijuesit e këtij teatri. Që nga ajo kohë dhe deri sot ai numëron rreth 180 role në skenë teatri dhe 36 ne kinematografi, të cilat përbëjnë një jetë të madhe artistike, ku ndërthuren vështirësitë e një jete prej jetimi, çiraku, portieri kinemaje dhe deri tek aktori origjinal me portretin e njeriut të fisëm. Në krah ka pasur gjatë gjithë kohës aktorët e brezit të tij Drita Pelingu, Violeta Manushi, Tinka Kurti, Reshat Arbana, Marika Kallamata, etj.
Nga shumëkush është konsideruar si legjenda e skenës dhe ekranit shqiptar. Ai ka qënë një aktor brilant dhe me një talent të lindur. Në vitin 1995 është nderuar me Çmimin e Karrierës në Festivalin e Filmit Artistik, në vitin 1997 me Çmimin e Madh të Nderit. Ai është “Nderi i Kombit” nga viti 1999. Emri i Kadri Roshit është një kolos për filmin dhe teatrin shqiptar, ku ai la figura të spikatura që nuk do të harrohen kurrë.
Filmografia
Kadri Roshi me Presidentin Alfred Moisiu.
Kolonel Bunker (1998)
Kaskadori shqiptar (1998)
Mirupafshim (1997)
Ali Pash Tepelena (1997) dokumentar, por i pazbuluar, shfaqet ne 28 shkurt 2009, 12 vite pas vdekjes
Tingujt e harresës (1996)
Plumbi prej plasteline (1995)
Mikres mèrès – Ditët e shkurtra (1995)
Një ditë nga një jetë (1994)
Dhelpra dhe rrushte, Ezopi (teatër)
Vdekja e burrit (1991)
Fletë të bardha (1990)
Misioni përtej detit (1988), Miço postieri
Pesha e kohës (1988), Kryetari
Rikonstruksioni (1988), Profesori
Kur ndahesh nga shokët (1986), Islami
Rrethimi i vogël (1986), Zenun Boriga
Dasma e shtyrë (1984), Groshi
Fejesa e Blertës (1984), Uani
Apasionata (1983), Demosten Raufi
Era e ngrohtë e thellësive (1982), Brigadier Rakipi
Dëshmorët e monumenteve (1980), Jani
Partizani i vogël Velo (1980), Bariu
Ballë për ballë (1979), Belul Gjenomadhi
Këshilltarët (1979), Kryetari i Këshillit
Liri a vdekje (1979), Xha Hyseni
Gjeneral gramafoni (1978), Parandili
Njeriu me top (1977), Plaku Mere
Shëmbja e idhujve (1977), Cubi
Zemrat që nuk plaken (1977), Mësuesi në pension
Fije që priten (1976), Marko Rovina
Lulekuqet mbi mure (1976), Kujdestari
Përballimi (1976) Neziri, kulaku
Tokë e përgjakur (1976), Xha Arifi, mullixhiu
Kur zbardhi një ditë (1971)
Malet me blerim mbuluar (1971), Safa Ymeri
I teti ne bronz (1970), Ademi
Furtuna (1959), Oficeri italian
Tana (1958), Lefteri