Ky është oxhaku i familjes Vlora, një ndër familjet me kontribueset kryesore për pavarësimin e Shqipërisë

Ky është oxhaku i familjes Vlora, një ndër familjet më të mëdha shqiptare dhe ndër kontribueset kryesore për pavarësimin e Shqipërisë.

Ishin me origjinë nga Kanina dhe për 350 vjet qeverisën Vlorën.

Për herë të parë njihet si figurë e madhe e kësaj familje Sinan Pashë Vlora (1455-1505), i cili gjatë viteve 1481-1485 ishte admiral i flotës osmane dhe kryevezir.

Një figurë tjetër shumë e njohur e kësaj familje ishte Mustafa Pashë Vlora, pjesëmarrës në Lidhjen e Prizrenit, për të cilën edhe u arrestua dhe internua me pas.

Djali i tij Ferit Pashë Vlora ishte Ministër i Brendshëm dhe më pas Kryeministër (kryevezir) i Perandorisë Osmane në kohën e sulltan Abdul Hamitit.

Pra ishte një familje që nxorri disa kryeministra, ministra e figura të shquara në Perandorinë Osmane, si dhe figura të njohura e me kontribut të madh në pavarësinë e shtetit tonë dhe ngritjen e tij.

Ishte familje me lidhje gjaku e martesash me shumë familje të tjera si Vrionasit, Toptanasit etj.
Figura kryesore e kësaj familje ishte Ismail Qemali, ai i cili u mundua, bashkë me shumë patriotë të tjetë për ta bërë Shqipërinë ta pamvarme e shtet sovran.

Pas tij mund të radhiten edhe Eqerem bej Vlora, Syrja bej Vlora etj., për kontribute të vyera në ngritjen e shtetit shqiptar./E-universiteti

Hapesire e Sponsorizuar