Letër nga një grua e moshuar e mbyllur në një shtëpi pleqsh 💌

Letër nga një grua e moshuar e mbyllur në një shtëpi pleqsh 💌

Kjo letër përfaqëson ekuilibrin e jetës sime.

Unë jam 82 vjeç, 4 fëmijë, 11 nipër e mbesa, 2 stërnipër dhe një dhomë gjumi 12 metra katrorë.
Nuk kam më shtëpi apo gjëra të shtrenjta, por kam dikë që më rregullon dhomën, më përgatit ushqimin dhe më rregullon shtratin, më kontrollon presionin e gjakut dhe më peshon.

Nuk e kam më të qeshurën e nipërve, nuk mund t’i shikoj të rriten, të puthen e të zihen, disa më vizitojnë çdo 15 ditë, disa çdo tre ose katër muaj, disa kurrë.

Nuk po bëj më kroketa ose vezë të mbushura, role me mish viçi të bluar ose thurje kryq. Ende kam disa hobi për të bërë dhe me enigmën sudoku po argëtohem pak.

Nuk e di edhe sa do të më mbetet, por më duhet të mësohem me këtë vetmi; Bëj terapi profesionale dhe ndihmoj sa të mundem.

Ata thonë se jeta bëhet gjithnjë e më e gjatë. Pse? Kur jam vetëm, mund të shikoj fotot e familjes sime dhe disa kujtime që kam sjellë nga shtëpia.

Shpresoj që brezat e ardhshëm do ta kuptojnë se familja është të kesh një të nesërme (me fëmijë) dhe t’u kthejmë prindërve kohën që ata dhanë për të na rritur./naishtedikur.com

Përkthyer dhe përshtatur për faqen Na Ishte Dikur nga M. L

Top Img back to top